Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Malajzia bën thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Mianmar

06:32 26/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Malajzia ka kërkuar zgjatjen e armëpushimit në Mianmar, pas tërmetit shkatërrues të marsit, pavarësisht se luftimet vazhdojnë në terren dhe sfidojnë efektivitetin e marrëveshjes aktuale.

Armëpushimi, i shpallur nga junta ushtarake pas tërmetit që vrau rreth 3,800 njerëz dhe la mijëra të pastrehë, pritet të skadojë në fund të majit.

Edhe pse është zgjatur më herët, raportimet nga monitoruesit e konfliktit dhe Kombet e Bashkuara tregojnë se sulmet ajrore dhe përleshjet kanë vazhduar.

Në një takim të ministrave të jashtëm të ASEAN-it të dielën, shefi i diplomacisë malajziane, Mohamad Hasan, kërkoi që armëpushimi të zgjerohet përtej zonave të prekura nga tërmeti dhe të shtrihet në të gjithë vendin.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve në Mianmar të ndalojnë armiqësitë dhe të zgjerojnë armëpushimin, për të lehtësuar vuajtjet e popullit dhe për të hapur rrugën drejt një procesi të gjatë rimëkëmbjeje”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij hapëse.

Malajzia mban aktualisht kryesinë e rradhës të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, një bllok prej 10 vendesh që prej grushtit të shtetit në shkurt 2021 ka dështuar të realizojë përparim të prekshëm drejt paqes në Mianmar.

Plani paqeje me pesë pika, i rënë dakord në prill 2021 mes liderëve të ASEAN-it dhe juntës, ka mbetur kryesisht në letër.

Për pasojë, përfaqësuesve të juntës u është ndaluar pjesëmarrja në samitet zyrtare të bllokut.

Ndërkohë, kryeministri malajzian Anwar Ibrahim është përpjekur të ndërmjetësojë përmes diplomacisë direkte. Gjatë një takimi me liderin ushtarak të Mianmarit, Min Aung Hlaing, në prill në Bangkok, ai i kërkoi këtij të fundit respektimin e armëpushimit.

Megjithatë, dhuna ka vazhduar. Në mes të majit, një sulm ajror i ushtrisë goditi një shkollë pranë epiqendrës së tërmetit në rajonin Sagaing, duke vrarë 22 persona, përfshirë 20 fëmijë, sipas dëshmitarëve.

Ndërsa grupe të armatosura etnike dhe anti-grusht shteti kanë bërë thirrje të ndaluar për përplasjet, situata në terren mbetet e brishtë. Banorë në lindje të vendit kanë raportuar zhvendosje masive, pasi forcat rebele po përparojnë drejt qyteteve strategjike të kontrolluara nga junta në kufirin me Tajlandën.

Junta ka njoftuar planet për mbajtjen e zgjedhjeve në fund të vitit, por “Qeveria e Unitetit Kombëtar” e opozitës i ka bërë thirrje popullit dhe partive të bojkotojnë çdo votim të organizuar nga ushtria.

Pas takimit të tij me Min Aung Hlaing, Anwar deklaroi se ASEAN është e shqetësuar dhe kërkon të ndërtojë konsensus për “zgjedhje të drejta dhe të lira” një objektiv që, sipas shumë analistëve, duket i paarritshëm në klimën aktuale politike dhe ushtarake në Mianmar.

Etiketa: armëpushimi në Mianmar

Të tjera

Vuçiç shpall sulm ndaj drejtësisë: “Do ndryshojmë Kushtetutën për ta kontrolluar”
Kryesore

Vuçiç shpall sulm ndaj drejtësisë: “Do ndryshojmë Kushtetutën për ta kontrolluar”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar sërish deklarata të ashpra kundër gjyqësorit, duke e akuzuar hapur se qëndron në...

17:56 06/09/2025
Kodi i ri i Etikës për mësuesit: Ndalohet veshja e ekzagjeruar dhe postimet që cenojnë figurën e edukatorit
Kryesore

Kodi i ri i Etikës për mësuesit: Ndalohet veshja e ekzagjeruar dhe postimet që cenojnë figurën e edukatorit

Ministria e Arsimit ka miratuar Kodin e ri të Etikës për mësuesit e sistemit parauniversitar, i cili vendos standarde të...

17:39 06/09/2025
Para
Aksident në autostradën Fier-Lushnje, humb jetën shoferi

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, humb jetën shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vuçiç shpall sulm ndaj drejtësisë: “Do ndryshojmë Kushtetutën për ta kontrolluar”

Vuçiç shpall sulm ndaj drejtësisë: “Do ndryshojmë Kushtetutën për ta kontrolluar”

17:56 06/09/2025
Kodi i ri i Etikës për mësuesit: Ndalohet veshja e ekzagjeruar dhe postimet që cenojnë figurën e edukatorit

Kodi i ri i Etikës për mësuesit: Ndalohet veshja e ekzagjeruar dhe postimet që cenojnë figurën e edukatorit

17:39 06/09/2025
“Do mbush avionin me kriminelë shqiptarë”/ Deputeti britanik Farage provokon Ramën para takimit

“Do mbush avionin me kriminelë shqiptarë”/ Deputeti britanik Farage provokon Ramën para takimit

17:25 06/09/2025
“E vranë duke ngrënë bukë”/ Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është ekzekutuar në Elbasan

“E vranë duke ngrënë bukë”/ Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çela është ekzekutuar në Elbasan

17:06 06/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.