Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Lodhet” Bordi, ul çmimin e naftës me vetëm 4 lekë

10:37 28/09/2022
Reading Time: 3 min lexim

Bordi i Transparencës në vend ka dalur sërish me një vendim të ri në lidhje me çmimin e karburanteve.

Mesa duket këtë here Bordi ka bërë një përpjekje të dështuar për të justifikuar ekzistencën e tij, duke ulur çmimin e naftës me vetëm 4 lekë.

Bëhet e ditur se nafta do të shitet me 219 lekë/litri, nga 223 lekë/litri që ishte. Benzina do të shitet me 195 lekë/litri, nga 194 lekë/litri që ishte. Sakaq, çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar, 78 lekë/litri.  Krahasuar me çmimin e naftës në bursë, ku një fuçi naftë shitet për 77 dollarë, sërish ulja që Bordi i Transparencës ka bërë është e papërfillshme.

Ndërkohë që vlen të theksojmë shteti fqinj i vendit tonë, Kosova, ka vendosur si çmimin maksimal të lejuar për shitjen e naftës 1 euro e 60 centë, i benzinës 1 euro e 33 centë dhe i gazit 78 centë.   Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 27 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Etiketa: featured-news

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Aksidenti tragjik në Greqi, ky është çifti shqiptar që la pas 3 fëmijë  (Emrat)

Aksidenti tragjik në Greqi, ky është çifti shqiptar që la pas 3 fëmijë (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.