- Reklamë -spot_img
13.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetAksidenti tragjik në Greqi, ky është çifti shqiptar që la pas 3...

Aksidenti tragjik në Greqi, ky është çifti shqiptar që la pas 3 fëmijë (Emrat)

- Reklamë -spot_img

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Greqi, ku kanë mbetur viktima 2 persona me origjinë shqiptare.

Bëhet e ditur se çifti Eleni Tsakoulis dhe bashkëshorti i saj 54-vjeçar Theofilos Karletsis, kanë qenë duke udhëtuar me makinën e tyre në rrugën e re nacionale Patras–Pirgos, teksa janë përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes çifti ka marrë pasoja të rënda duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.  Gruaja dhe bashkëshorti i saj kanë humbur jetën në spital në një distancë të shkurtër kohore, njëri pas tjetrit.

Mësohet  nga mediat vendase greke se çifti ka lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.    Nga ana tjetër kamioni ka dalë nga rruga duke lënë shoferin në gjendje të plagosur.

I plagosur ka mbetur 70-vjeçari drejtues i një kamioni me të cilin u përplas makina e shqiptarëve.  Sipas policisë, e cila ka bërë rindërtimin paraprak të rrethanave të ngjarjes, mësohet se makina me të cilën lëviznin shqiptarët është përplasur me kamionin e ngarkuar me rrush të thatë, i cili më pas është batuar në rrugë.

Situata në vendin e aksidentit është rrënqethëse, ku trupi i gruas ka dalë si “shigjetë” nga makina, duke marrë goditjet e fundit fatale, edhe pse më vonë u dha ndihma mjekësore, që rezultoi pa sukses.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj