Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

LETRA/ Ish-kongresmeni amerikan ngre sërish alarmin për rrezikun që i kanoset Butrintit: Fondacioni po abuzon me prestigjin e SHBA!

13:48 22/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Qeveria shqiptare nuk po i kursen as pasuritë kombëtare të vendit, ndër të edhe parkun e Butrintit.  Ndërkohë që Joseph J. DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan, e ka vazhduar betejën e tij për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, që ai të mos privatizohet nga një fondacion privat si Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që e cenon seriozisht.

Në një letër që ai ia dërgon për të siguruar mbështetje, Ndihmës Sekretares së Shtetit, Michelle J. Sison, e krahason rastin e Butrintit në Shqipëri me parkun e famshëm Yelloëstone në SHBA dhe i kërkon znj. Sison që ta adresojë shqetësimin pranë USAID, që të urdhërojë Bordin e Drejtorëve të AADF-së të ndalojë dhe të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet e veta sistematike për të marrë përsipër zotërimin e Butrintit.

Kujtojmë që ish-kongresmeni amerikan vazhdimisht ka pasur interes në lidhje me ‘fatin’ e parkut Kombëtar të Butrintit, teksa disa muaj më parë ngriti alarmin për rrezikun që i kanoset trashgimisë së Shqipërisë po jo vetëm.

Theksojmë se  letra e plotë e ish-kongresmenit, publikuar nga deputetja e PD Ina Zhupa, e cila  i ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e tij të fuqishme për mbrojtjen e pasurisë sonë me vlera të jashtëzakonshme universal, Parkut Kombëtar të Butrintit.

L𝙚𝙩𝙧𝙖 𝙤𝙧𝙞𝙜𝙟𝙞𝙣𝙖𝙡𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙖𝙣𝙜𝙡𝙞𝙨𝙝𝙩 𝙙𝙝𝙚 𝙡𝙚𝙩𝙧𝙖 𝙚 𝙥𝙚̈𝙧𝙠𝙩𝙝𝙮𝙚𝙧 𝙣𝙚̈ 𝙨𝙝𝙦𝙞𝙥.

Hon. Michele J. Sison

Assistant Secretary

Bureau of International Organization Affairs (IO)

United States Department of State

Ëashington, D.C.

Tel: 202-647-9600

11 gusht 2023

Ref: Kthimi në UNESCO i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe probleme serioze të pajtueshmërisë për Pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Butrintit në Shqipëri, të shkaktuara nga një entitet amerikan

E nderuar ndihmës Sekretare e Shtetit Sison,

Ju shkruan Joseph J. DioGuardi. Jam ish-kongresmen i SHBA-së dhe President e Themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (“AACL”), organizatë jofitimprurëse që i është përkushtuar forcimit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ju përgëzoj fort për vendimin e kthimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në UNESCO. Kjo është padyshim një arritje historike e administratës së Presidentit Biden dhe, siç deklaroi Drejtoresha e Përgjithshëm e UNESCO-s, Dr. Audrey Azoulay, “me këtë kthim, UNESCO do të jetë në një pozicion edhe më të fortë për të kryer misionin e vet”.

Kthimi në UNESCO i SHBA-së-së është veçanërisht i rëndësishëm edhe për një vend si Shqipëria, ku një fondacion me bazë në SHBA, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (“AADF”) është përpjekur që të marrë përsipër zotërimin, kontrollin, menaxhimin dhe përdorimin e Butrintit, një park kombëtar, i regjistruar qysh nga viti 1992 si Pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për Vlerat e Jashtëzakonshme Universale që ka. Veprimet e AADF-së i tejkalojnë së tepërmi caqet e mandatit ligjor të organizatës, dhe duhet të kufizohen.

Siç mund ta dini, korporata mëmë e AADF-së, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, u themelua në vitin 1996 në zbatim të Ligjit “Mbështetja për Demokracinë në Evropën Lindore” të vitit 1989 (zakonisht i quajtur “Ligji SEED”). Siç thuhet shprehimisht në të, qëllimi i ligjit ishte të nxiste “zhvillimin e sektorit privat”, por jo të uzurponte menaxhimin dhe funksionimin e parkut kombëtar të një vendi tjetër sovran me mbështetjen e dyshimtë të palëve lokale me interesa personale.

Veprimet e padëshiruara të AADF-së për Butrintin kanë ndezur polemika të mëdha në Shqipëri dhe, në vend që të rrisin reputacionin e SHBA-së për bujarinë tonë, kanë nxitur dyshime dhe zhgënjim. Për më tepër, veprimet e AADF-së jo vetëm që shkelin ligjet dhe politikat e SHBA-së, por ato bien në kundërshtim të drejtpërdrejt me Konventën e UNESCO-s të vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore (“Konventa e Parisit”) në lidhje me sovranitetin e Shteteve Palë.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Mitsotakis nuk e ftoi në darkën informale në Athinë, reagon për herë të parë Rama

Mitsotakis nuk e ftoi në darkën informale në Athinë, reagon për herë të parë Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.