Skip to content
Kryesore

Lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

· 1 min lexim

Një sasi lënde plasëse është vendosur në gomën e parë të një automjeti të parkuar pranë një spitali në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.