Skip to content
Showbiz

Le të vijnë festat! Erioni, Ajola dhe Kajan na dhuruan kartolinën më të bukur

· 2 min lexim

Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Kajan kanë përshëndetur të gjithë ndjekësit me një foto të ëmbël me rastin e ditëlindjes së kryebashkiakut.

Të tre kanë pozuar pranë pemës së Vitit të Ri duke na dhuruar kartolinën më të bukur. Ajola ka mbështetur kokën pranë bashkëshortit ndërsa dorën e mban te Kajan.

Vogëlushi ka mbështetur kokën në kraharorin e të atit dhe Veliaj duket babai më i lumtur në botë.

Erion Veliaj feston sot 39-vjetorin dhe kjo ditëlindje do të jetë më e bukur se kurrë tani që është bërë baba.

“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë🎂🙏 E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, shkruan kryebashkiaku në Instagram.

Jo me larg se dje Veliaj tregoi të pathënat gjatë lindjes së djalit Kajan, i ftuar në programin “E diela Shqiptare”.

Erion Veliaj tha se ishte i pranishëm në sallën e lindjes dhe i kishte prerë kërthizën djalit, madje edhe e kishte larë vogëlushin:

“Fola me mjekun që të mbështesja Ajolën gjatë lindjes. Ai më inkurajoi, por më tregoi se shumë baballarëve u kishte rënë të fikët. Unë i thash që jam ‘burrë me namuz’. Kur lindi Kajan dhe nisën përgëzimet, ai i bëri me urinë të gjithë aty, e markoi menjëherë vendin e tij. Erdhi momenti për t’i prerë kërthizën dhe thash që mund ta bëja unë”, tregoi Veliaj.