Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryeministri Rama kërcënon sërish në Malësi të Madhe ata që votojnë opozitën

18:03 30/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama vazhdon strategjinë e tij në këto zgjedhje lokale, duke përdorur si instrument për të fituar kërcënimet. Rama ka kërcënuar sërish shqiptarët që votojnë për opozitën se nuk do të ketë bashkëpunim me bashkitë ku do të fitojnë të zgjedhurit e saj. Gjithashtu Rama tha se nuk ia vlen të rrish 4 vjet me kazanin që e kanë mbuluar plehrat para shtëpisë, ndërkohë që në të gjithë bashkitë e tjera ky nuk është më problem.

“Për cilën arsye Malësia e Madhe duhet të ndërrojë drejtim. Për cilën arsye, për politikë? Ok, nuk duan të më shohin me sy mua? Kjo është gjëja më e thjeshtë në botë. Pse duhet të më shohin, mos të më shohin fare. Ju dal dhe në televizor, por tani do dal dhe në TV, por e kanë kollaj të më pushkatojnë me një sustë të telekomandës dhe shkojnë direkt nga unë te syri i zorrës qorre dhe kënaqen atje. Kënaqen me përralla. Mirëpo përrallat janë për të kaluar kohën e lirë, politika e madhe në kafenetë e Malësisë së Madhe është për të kaluar kohën e lirë. Vota nuk është për të kaluar kohën e lirë dhe vota nuk është tifozllëk. Vota është që ti të marrësh në punë ata që do të shërbejnë për 4 vite. Që ti të marrësh në punë ata që duhet që kur të dalësh nga shtëpia, rruga të jetë e pastër. Kazanët e mbushur me plehra i gjen vetëm në Shkodër, sepse Shkodra nuk na e kanë dhënë asnjëherë shansin për tifozllëk, për politikë, për një fiksim.
Ia vlen të rrish 4 vjet me kazanin që e kanë mbuluar plehrat para shtëpisë, ndërkohë që në të gjithë bashkitë e tjera ky nuk është më problem, sepse ti je tifoz?!
Kur shkon në pazar për të marrë kalin e ri për karrocën, nuk e sheh kalin nga ngjyra. As nuk pyet nëse ai që po ta shet kalin është komunist apo është antikomunist, por merr kalin që të duhet për karrocën. Nuk thua jo, kalin e paska ky komunisti, po shkoj po marr gomarin e demokratit se s’ta tërheq karrocën, s’ta bën punën.
Kur çoni fëmijët në shkollë apo në kurs për të mësuar anglisht nuk pyesni me kë është mësuesi. Vota sidomos ajo e zgjedhjeve vendore është kaq e thjeshtë. Unë e kam thënë dhe e përsëris prapë. Mos na vështirësoni punën që kemi përpara duke na vënë njerëz që e kanë mendjen mbrapa.
Nuk ju ndihmojmë dot, jo sepse ne nuk duam, jo sepse ne nuk do bashkëpunojmë dhe do të lëmë mbrapa një komunitet të tërë pse vuri në krye një njeri të papërshtatshëm, por sepse nuk është e mundur.
Ne për Shkodrën kemi bërë më shumë se sa ata në të gjitha vitet në qeveri”, deklaroi Rama.

Të tjera

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve....

18:26 11/03/2026
Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet
Aktualitet

Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

Mijëra abonentë të kompanisë celulare One Albania u përballën mbrëmjen e djeshme me një ndërprerje masive të shërbimeve, duke mbetur...

15:47 11/03/2026
Para
“Bëmat” e shqiptarëve, Britania: Kemi kriminelë, s’ka nevojë t’i marrim nga Shqipëria

"Bëmat" e shqiptarëve, Britania: Kemi kriminelë, s’ka nevojë t’i marrim nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

18:26 11/03/2026
Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

15:47 11/03/2026
Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

15:37 11/03/2026
Kushtetuesja: Mbyllja e Tik-Tok në Shqipëri cenoi lirinë e shprehjes dhe të shtypit

Kushtetuesja: Mbyllja e Tik-Tok në Shqipëri cenoi lirinë e shprehjes dhe të shtypit

15:03 11/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.