Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kryemadhi në Shkodër, prezanton kandidatët e këtij qarku: Të rikthejmë rininë!

15:54 26/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qenë sot në Shkodër, nga ku prezantuar dhe kandidatët për deputetë të këtij qarku.

Në takimin e sotëm Kryemadhi theksoi se duhet që të kthejmë rininë, që ka ikur jashtë vendit dhe ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

Nga Shkodra Monika Kryemadhi u takua dhe me kryesuesin e listës së qarkut të Shkodrës për Partinë Demokratike, Helidon Bushati.

Kryemadhi dhe Bushati kanë biseduar në lidhje me situatën në qarkun e Shkodrës dhe pritshmëritë e opozitës së bashkuar për të marrë 8 mandate, dy nga të cilat LSI.

Kujtojmë se kemi hyrë zyrtarisht në muajin e fushatës elektorale.  Sipas vendimit të përbashkët, PD-LSI  vendosën të dilnin të lista të ndryshme në zgjedhjet e 25 prillit, duke premtuar se do të ketë një koalicion pas zgjedhor.

Më herët Kryemadhi duke iu referuar kryebashkiakes së PD-së Voltana Ademi, u shpreh se qytetarët shkodranë janë me fat që nuk kanë një “rilindas” në krye.

Pjesë nga fjala e mbajtur:

Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve. I jam shumë mirënjohëse këtij ekipi fitues. Në fakt Goni (Agron Çela) të jam edhe ty mirënjohës që ia ka bërë të mundur djemve dhe vajzave të Shkodrës që të bëhen pjesë e listës fituese, sepse partitë politike në përgjithësi monopolizojnë pushtetin, monopolizojnë emrin dhe nuk krijojnë hapësira për të rinjtë dhe të rejat.

Dhe ajo që më bën përshtypje është se sa herë që vjen në Shkodër gjen çdo herë dhe më shumë njerëz, gjithmonë gjen më shumë gra, më shumë vajza, më shumë të rinj. Ky është çelësi i suksesit.  Çelësi i suksesit të LSI-së kanë qenë të rinjtë, të rejat, kanë qenë forca tek gratë dhe vajzat, prandaj bëhen edhe xhelozë, por le të plasë syri i keq.

Sot edhe pse pandemia nuk na lejon që ne të kemi takime të mëdha, kjo nuk e ndalon forcën e LSI-së për të kontaktuar me njerëzit, për  të biseduar me ta, për të qenë në çdo shtëpi.

Ne sot prezantojmë kandidatët e Shkodrës, por në fakt Shkodra e ka shumë të thjeshtë komunikimin me kandidatët, e ka shumë të thjeshtë komunikimin me të rinjtë dhe të rejat, sepse vetë LSI-a në Shkodër ka qenë promotorë e promovimit, e emancipimit, e kulturës, promotorë e dijes.

Dhe ne këtu sot kemi Melisën si më të renë, e cila është studente në Angli. Dhe unë Melisa jam e bindur që dijet e tua nuk do të ngelen në Angli, por do të vijnë këtu, do të kthehen. Angazhimi i studentëve në listën e LSI-së nuk ka të bëjë thjesht për t’i marrë njerëzit dhe për të thënë që ne kemi studentë, por ka të bëjë me faktin për t’iu futur një rruge, e cila për hir të së vërtetës është në dorën tuaj.

Kjo është beteja jote e parë elektorale dhe në këtë betejë elektorale normal që ti nuk mund të ndihesh siç ndihet Monika që ka 17 fushata që bën, por të jesh e bindur që forca jote, energjia jote, fjala jote është shumë më e fortë se fjala e Monikës. Ti ke pasion, ti ke dëshirë për të ecur përpara dhe mbi të gjitha do ta bësh këtë vend.

Monika, Goni apo edhe shumë të tjerë që janë themelues të LSI-së, që e bënë LSI-në nuk kanë mision thjesht për të qenë deputetë në Parlament, por ne kemi mision t’ju kthejmë ju që keni mbaruar studimet jashtë, të mbaroni studimet, të vini në Shqipëri dhe të kontribuoni në vendin tonë, sepse unë dhe Agron Çela u dolëm për Zot prindërve tanë, po ne kush do të na dalë për Zot? Kështu që keni misionin që Shqipërinë ta bëni shtëpinë e shqiptarëve, sepse në qoftë se një njeri nuk ka shtëpi, nuk ka familje është qyqar. Dhe nuk duam ti lëmë shtëpitë e shqiptarëve shtëpi qyqarësh, por duam ti kthejmë në shtëpi.

Të lidhura

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës
Aktualitet

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Një zjarr i fuqishëm përfshiu paraditen e sotme një zonë me kallamishta në lagjet pranë puseve të naftës në qytetin...

18:50 28/06/2025
Para

Rama i premton operatorëve në Durrës: “Kufiri me Kosovën do jetë i hapur për sezonin turistik”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.