Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Krimet zgjedhore/ Ambasadorja Kim flet për dosjet e ‘Dibrës’ dhe ‘Durrësit’: SPAK do të ndërmarrë veprime

22:35 22/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Masakra zgjedhore që është bërë në Shqipëri në vitet e fundit ku partitë kanë bërë “kasaphanë” me manipulime dhe me blerje votash, nuk ka mbetur jashtë optikës së ndërkombëtarëve dhe më tepër të amerikanëve.

Ambasadorja amerikane shprehu bindjen se, SPAK do të “ndërmarrë veprime” për dosjet e “Dibrës” dhe Durrësit”, lidhur me krimet zgjedhore.

“Mendoj se tani që SPAK është funksional plotësisht, kur paraqiten prova të qarta, ata do të ndërmarrin veprime”,- tha Kim në një intervistë në emisionin “Opinion”, transmetuar këtë të Enjte.

Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu: Ambasadore, problemi është që asnjë nga njerëzit që kanë blerë vota apo kanë krijuar probleme me votat nuk është ndëshkuar. E dini mirë që ka dy dosje në duart e drejtësisë për rastet e Dibrës dhe Durrësit, por askush nuk është çuar në gjykatë për këto krime.

Ambasadorja Kim: Mendoj se tani që SPAK është funksional plotësisht, kur paraqiten prova të qarta, ata do të ndërmarrin veprime.

E pyetur gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me komentet e vazhdueshme në media, se ndërkombëtarët janë të njëanshëm në qëndrimet e tyre, Ambasadorja Yuri Kim, tha se, ky është një keqkuptim i diplomacisë.

Ajo u shpreh se, përfaqëson qeverinë e vendit të saj, si një diplomate e dërguar nga Presidenti Amerikan.

Blendi Fevziu: Mendoj se ka shumë komente në median shqiptare, nga analistë apo gazetarë, madje edhe nga Presidenti i Republikës, që thonë se ambasadat apo komuniteti ndërkombëtar pretendon të jetë i pavarur, por në fund, mbështet qeverinë. A është e vërtetë kjo?

Ambasadorja Kim: Unë mendoj se ky është një keqkuptim i diplomacisë. Si diplomate, në rastin tim, më ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara që të përfaqësoj qeverinë time dhe vendin tim dhe, kuptimi i kësaj është që, në radhë të parë, angazhohem me qeverinë që është zgjedhur në mënyrë legjitime, apo jo? Kjo përfshin Kryeministrin, Presidentin, por përfshin edhe pjesën tjetër të vendit, pra flas me qytetarë të zakonshëm, flas edhe me opozitën. Nuk është mbajtje ane. Nuk është kjo ajo që bëjmë.

Blendi Fevziu: Si është marrëdhënia juaj me Presidentin e Republikës? Mendoj se ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Ambasadën e SHBA, përfshi ish-ambasadorin Donald Lu dhe ju aktualisht.

Ambasadorja Kim: E di që doni të kem një rol në telenovelën e brendshme dhe e kuptoj këtë, por ajo që mund të them është kjo: puna ime është shumë specifike. Jam këtu për të përfaqësuar një palë, dhe kjo është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpiqem të ndërtoj marrëdhënie pozitive, produktive me cilindo që është në pushtet dhe kjo përfshin Presidentin, Kryeministrin, udhëheqësin e opozitës, njerëz të zakonshëm, dhe bëj më të mirën që mundem.

/Burimi: Tv Klan /GazetaReforma.com/

Etiketa: ambasadoreKrimeSPAKyuri kimzgjedhore

Të tjera

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

DASHI Keni energji në anën tënde, por tani ke nevojë edhe për drejtim. Ke qenë impulsiv në disa vendime, por...

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë
Aktualitet

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal...

23:04 06/08/2025
Para

Zhdukja e Remzi Hoxhës/ Deklarata e fortë e Thaçit: Autorët janë në Tiranë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

22:15 07/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

19:25 07/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

19:02 07/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

18:40 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.