Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreu i KPP në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

10:22 04/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Jonaid Myzyrit, kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i cili po përballet me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, kryer në bashkëpunim.

SPAK e mori zyrtarisht të pandehur Myzyrin më 24 qershor, në kuadër të një hetimi mbi tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal–Ura e Repsit me një gjatësi prej 58.7 kilometrash dhe vlerë 2.29 milionë euro.

Në këtë procedurë, sipas hetimeve, janë evidentuar shkelje të rënda të ligjit, për të cilat janë marrë të pandehur 11 persona, përfshirë drejtues dhe përfaqësues kompanish private.

Me kërkesë të SPAK, ndaj Myzyrit janë vendosur dy masa sigurie:
• Pezullimi nga detyra publike
• Detyrim për paraqitje pranë policisë gjyqësore

Të dyja masat do të shqyrtohen sot në seancë gjyqësore në prani të të pandehurit.

Sipas dosjes hetimore, Komisioni i Prokurimeve Publike, nën drejtimin e Myzyrit, ka injoruar parregullsitë ligjore të konstatuara në procedurën e prokurimit dhe ka favorizuar në mënyrë të paligjshme bashkimin e operatorëve ekonomikë AEK Munella dhe DRINI-1, duke mos penalizuar përdorimin e dokumenteve të falsifikuara në tender.

Veprimet e paligjshme janë bërë objekt hetimi nga prokurori Elvin Gogaj, ndërkohë që janë nën verifikim 90 procedura të tjera tenderimi, të zhvilluara që nga viti 2019.

Në listën e personave të pandehur për këtë çështje përfshihen:
1. Jonaid Myzyri – kryetar i KPP-së
2. Vilma Zhupaj
3. Lindita Skeja
4. Merita Zeqaj
5. Enkelejda Bega
6. Vladimir Hodaj
7. Marjana Hasani
8. Mehdi Lala – përfaqësues i kompanisë “Mela”
9. Ardian Kaza – ish-administrator i “AEK Munella”
10. Ndoc Kulla – përfaqësues i kompanisë “Jubica”
11. Gerald Adhiaj

Tre të fundit janë marrë të pandehur për falsifikim dokumentesh, ndërsa pjesa tjetër akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim.

Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Kuvend. Në janar 2025, Kuvendi shpalli garën për drejtuesin e ri të KPP-së, ndërsa Myzyri ishte një nga dy kandidatët finalë, së bashku me Kreshnik Tërnovën.

Hetimi ndaj tij rrezikon të komprometojë besueshmërinë e institucionit që mbikëqyr konkurrencën e ndershme në tenderat publikë, një fushë e ndjeshme për korrupsion dhe shpërdorim fondesh publike.

Etiketa: Kreu i KPP

Të tjera

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro
Kryesore

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, u dorëhoq sot pas javësh protestash të fuqishme që tronditën vendin nga një skaj në...

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi
Aktualitet

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të rimbursojë më shumë se 33.5 milionë euro të programit IPARD 2, pasi këto...

12:25 11/12/2025
Para
Sulm me dron në Kiev, plagosen të paktën 14 persona

Sulm me dron në Kiev, plagosen të paktën 14 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

12:25 11/12/2025
Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

12:01 11/12/2025
Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.