Koronavirusi në Greqi! Alarm për dy raste të mutacioneve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit në Atikë
Dy mutacione të reja të koronavirusit të zbuluara në Atikë kanë shkaktuar shqetësim të madh. Sipas mediave greke, dy llojet e reja të mutuara u identifikuan nga Instituti për Searche Biomjekësore të Akademisë së Athinës.
Një rast është një variant i llojit britanik dhe i dyti ka të njëjtin mutacion si ai që gjendet në llojet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Ky mutacion i dytë, i cili është i lidhur me variante në Afrikën e Jugut dhe Brazil, është më shqetësues për shkencëtarët, pasi duket se e bën virusin më rezistent ndaj vaksinës. Ndjekja e dy rasteve është ende në proces nga institutcionet shëndetësore në Greqi.
Sakaq numri i të infektuarve vijon të rritet çdo ditë edhe mē shumë pasi në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2301 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 1153 raste në Atikë, 288 në Athinë, 247 në Salanik dhe 199 në Pire.
Ndërkohë mediat greke kanë njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 41 pacientë të prekur me COVID, duke e çuar në këtë mënyrë numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 6705. Aktualisht në intubim po trajtohen 452 pacientë, nga të cilët 69.5% janë burra, ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 68 –vjeç.