Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Këshilli i Mandateve mblidhet sot për heqjen e imunitetit të Ballukut

11:18 28/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Këshilli i Mandateve mblidhet sot për heqjen e imunitetit të Ballukut

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit mblidhet sot në orën 12:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, në një moment kritik kur Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim për çështjen e saj.

Mbledhja vjen mes tensioneve të forta politike, pasi mazhoranca socialiste ka refuzuar deri tani të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke u justifikuar me pritjen e vendimit të Kushtetueses. Gjykata e mori në shqyrtim ankimin e qeverisë në një seancë publike më 22 janar, por ende nuk ka një vendimmarrje, duke kërkuar më shumë kohë për vlerësim.

Në këtë klimë, mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do të veprojë mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme apo do të ndjekë të njëjtën linjë shtyrjeje, duke i dhënë më shumë kohë një procesi që SPAK e konsideron urgjent.

GJKKO, me kërkesë të SPAK, e pezulloi nga detyra zv.kryeministren Balluku, e pandehur për abuzime me tenderin e Tunelit të Llogarasë. Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër, duke e cilësuar vendimin si shkelje të kompetencave të tij ekzekutive.

Rama e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se GJKKO ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit për pezullimin ose shkarkimin e anëtarëve të qeverisë. Pas këtij ankimi, Balluku u rikthye përkohësisht në detyrë, deri në shqyrtimin në themel të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

E pandehur për shkeljet në tenderin 190 milionë euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për shtatë procedura të tjera prokurimi lidhur me ndërtimin e loteve të Unazës së Madhe, SPAK ka ngritur dyshime se Balluku, duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
TRAGJEDI NË RUMANI/ Furgoni i tifozëve të PAOK përplaset me kamionët, mes 7 viktimave një shqiptar, tjetri i plagosur

TRAGJEDI NË RUMANI/ Furgoni i tifozëve të PAOK përplaset me kamionët, mes 7 viktimave një shqiptar, tjetri i plagosur

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip