Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kancelarja Merkel: Familjet të bëjnë durim, nuk do t’i hapim shkollat dhe kopshtet

15:26 30/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtëzakonshme” për familjet kohën e pandemisë. Ajo lutet për durim, ndërkohë që pediatrit paralajmërojnë me ngulm nga pasojat e lockdown-it në Gjermani.

„Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet”, tha kancelarja Merkel në mesazhin e saj javor në videopodcast. „Sa më me konsekuencë të veprojmë tani, të heqim dorë nga kontaktet, aty ku është e pashmangshme të mbajmë distancë, të respektojmë rregullat e higjienës e të vemë maskën, aq më shpejt kjo do të jetë e mundur”.

Vërtet që shifrat e infektimeve, po bien, sipas Merkelit, por në të njëjtën kohë ka një rrezik real nga mutacionet shumë infektuese të Coronës. Prandaj duhet që në rrugën tonë në javët e ardhshme të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me maturi.”

„Askush nuk e nënvlerëson”

„Ne bëjmë gjithçka që të mund të hapim të parat kopshtet dhe shkollat, me qëllim që t’u japim fëmijëve një pjesë të përditshmërisë së tyre të zakonshme dhe të lehtësojmë familjet.”

Merkel theksoi se „është një punë tejet e jashtëzakonshme” për nënat e baballarët, që të kujdesen e bëjnë detyrat bashkë me fëmijët e shkollave fillore, apo të kujdesen krahas punës për fëmijët që duhet të shkonin në kopsht. „Ne në qeverinë gjermane jemi shumë të vetëdijshëm, se sa e vështirë është përditshmëria për prindërit dhe fëmijët. Këtë nuk e nënvlerëson askush nga ne.”

„Që tani mjekët dhe psikoterapistët njoftojnë për rritje masive të rasteve të ndryshme patologjike të fëmijëve“, u shpreh kreu i Shoqatës Gjermane të Mjekëve të Sigurimit Ligjor, KBV, Andreas Gassen. Kërkohet që të hapen shkollat sa më shpejt të jetë e mundur, ndryshe shkatërrohen shanset e arsimit në të ardhmen, u shpreh Gassen për gazetën „Rheinische Post“.

Në shkolla vërtet që nxënësit janë bashkë, por ata nuk kanë rënë në sy si „katalizatorë të infektimeve.“ Drejtori i Klinikës së Vestfalisë për Fëmijët, Dominik Schneider është i shqetësuar për rastet e problemeve psikike dhe trupore tek fëmijët nga pandemia e Coronës.

Në të gjitha shtresat e shoqërisë janë shtuar rastet e problemeve dhe sëmundjeve, tha Schneider në radion gjermane, „Deutschlandfunk“. Si shembuj ai përmendi gjendjen depresive, probleme me ushqyerjen, rritjen e peshës apo sjellje patologjike.

Etiketa: femijetgjermaniamerkel

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para

Dy shqiptarë kapen në Selanik me 300 kg drogë, një çift në Athinë e fshihte kokainën tek arushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.