Skip to content
Showbiz

Jasmina zhvesh Andin në takim, por habit me deklaratën: “Nuk jam vetëm për ty!”

· 2 min lexim

Nuk kanë fund skenat e nxehta dhe momentet romantike në Për’puthen, teksa këtë herë gjithë vëmendja ka qenë te Jasmina dhe Andi. Dyshja ka pasur një takim për t’u sqaruar, por megjithatë nuk kanë munguar romanca dhe provokimet. Ata u përqafuan dhe u puthën disa herë, duke na bërë të gjithëve të mendojmë se mes tyre ka ndjenja ende të papranuara hapur.

Momenti më kulminant i takimit ka qenë kur Jasmina i hoqi Andit pjesën e sipërme të veshjes duke u afruar shumë me të dhe duke i bërë pyetje provokuese.

Pjesë nga biseda:

Andi: Sa herë ha bukë të mendoj, unë ha 7 herë bukë në ditë. Po ti mua?

Jasmina: Asnjherë

Andi: Erlindi ka thënë që po më puthe prapë s’del më me ty

Jasmina: Tani që me ke përballë ca të vjen të bësh?

Andi: Të lidh prej krevati

Por në studio gjërat janë dukur ndryshe. Andi deklaroi se do të fokusohet vetëm tek ajo për momentin, por reagimi i Jasminës ka qenë ndryshe nga ç’pritej.

“Sigurisht që më pëlqeu ajo deklarata e Andit, por e ka dhënë deklaratën në një moment që nuk duhet sepse situata u ftoh, ne u distancuam. Jam konfuze sepse nuk kanë ndryshuar ato që kanë ndodhur dhe as se si e shoh unë Andin”, tha ajo.