Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investimet e huaja në Shqipëri, Holanda mbush arkat e qeverisë Rama

08:58 28/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri edhe për tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet holandeze kishin vlerën e 40 milionë eurove. Megjithëse ngelet investitori kryesor, flukset e investimeve holandeze kanë rënë me 59% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat

Një nga kompanitë e rëndësishme holandeze me prani në Shqipëri është Shell, por volumet e mëdha të investimeve holandeze lidhen kryesisht me faktin që Holanda është një nga juridiksionet ku regjistrohen kompani offshore, kryesisht shoqëri holding në këtë vend për kontrollin e filialeve të tyre ndërkombëtare. Shembuj të tillë të rëndësishëm janë Stakraft apo Vodafone Group, që i zotërojnë investimet e tyre në Shqipëri nëpërmjet ndërmarrjeve të regjistruara në Holandë.

Në vitet e fundit, në Holandë janë regjistruar edhe kompani që kanë përfituar kontrata të rëndësishme të PPP-ve në Shqipëri. Në këto raste, regjistrimi në Holandë ka si qëllim kryesisht fshehjen e aksionerëve apo përfituesve realë të këtyre kontratave.

Investitori i dytë më i madh për tremujorin e parë të këtij viti ishte Franca, me 34 milionë euro, pothuajse katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Shqipëri veprojnë disa kompani të rëndësishme me kapital francez, si ALEAT, Selenice Bitumi, por edhe disa sipërmarrje të investimit në energjinë e rinovueshme. Megjithatë, besohet se në vitet e fundit investimet franceze kanë ardhur nga disa kompani nënkontraktore të gazsjellësit TAP.

Investitori i tretë më i madh i huaj në tremujorin e parë ishte Italia, me një shumë totale prej 29 milionë eurosh, në rritje me 21% krahasuar me një vit më parë. Ndërmarrjet italiane në Shqipëri janë të fokusuara sidomos në degët e shërbimeve.

Në rritje për tremujorin e parë rezultuan edhe investimet turke, që arritën vlerën e 23 milionë eurove ose 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipërmarrja turke në Shqipëri është sidomos e përqendruar në disa kompani të mëdha të sektorëve strategjikë, si Banka Kombëtare Tregtare, Albtelecom, Kurum, Limak apo Ayen AS Energji.

Në rritje me më shumë se tretë herë për tremujorin I 2021 ishin investimet austriake që arritën në 16 milionë euro, ndërsa rënia pësuan investimet zvicerane, që zbritën në 15 milionë euro, vlerë kjo sa një e treta e shënuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet zvicerane në vitet e fundit kanë qenë të lidhura kryesisht me gazsjellësin TAP dhe përfundimi i punimeve ka sjellë rënie graduale të tyre, shkruan Monitor.

Sidoqoftë, për nga vlera totale e investimeve të matura si stok në fund të periudhës, Zvicra vazhdon të kryesojë, me rreth 1.69 miliardë euro, e ndjekur nga Holanda me 1.47 miliardë euro dhe Kanadaja, me 1.16 miliardë euro.

Etiketa: holandeshqiperi

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Borxhi publik del nga binarët, qeveria shkel ligjin e thyen rregullin fiskal!

Borxhi publik del nga binarët, qeveria shkel ligjin e thyen rregullin fiskal!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KQZ njofton mbylljen e numërimit të votave preferenciale në të gjithë vendin

09:20 16/05/2025
E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

E rëndë! 38-vjeçarja vetëvritet me pistoletë brenda makinës te Liqeni i Thatë

09:10 16/05/2025
Tirana mirëpret sot Samitin e  Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

Tirana mirëpret sot Samitin e Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

08:48 16/05/2025
Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

Aksident në bulevardin “Zogu i Parë”, automjeti godet pemën

08:27 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.