Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Landfilli i Vlorës: Projekti financohet nga banka gjermane, jo nga qeveria! Kush qëndron pas fituesve?

12:38 08/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Vlora mbetet një nga qytete me problematike sa i përket depozitimit dhe menaxhimit të mbetjeve, ashtu si edhe Orikumi apo zona të tjera në jug të vendit. Mbetjet digjen në periferi të qytetit, në një zonë, të populluar, teksa prej disa vitesh qeveria Rama ka premtuar ndërtimin e një landfilli në afërsi të fshatit Sherishtë, njësia administrative Kaninë, për menaxhimin e mbetjeve të bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol.

Projekti është prezantuar 2 vite më parë në qytetin bregdetar, ku morën pjesë në një takim kryetarët e këtyre bashkive, si dhe përfaqësues të Bankës Gjermane KFW. Aso kohe qeveria tha se projekti do jetë me mbështetjen e veçantë të KFW-së, pas akordeve të rëndësishme që ka bërë qeveria shqiptare me atë gjermane.

Një ditë më parë Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se kryeministri Edi Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos. Selia blu tha se kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për ndërtimin e landfillit, duke theksuar se “përfitues është Klodian Zoto”.

“Gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore”, thotë PD, teksa publikon dokumentet e vendimit.

Mirëpo, në fakt tenderi është hapur nga KFW dhe nuk investohet asnjë lek nga buxheti i shtetit. Kjo gjë është pasqyruar dhe në faqen e Fondit Gjerman të Investimit menaxhuar nga Banka Gjermane. Agjencia për Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë dhe Banka që lëvron fondet, KFW ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë.

Tenderi është menaxhuar  nga KFW  e cila ka nxjerrë dhe fituesit që janë dy shoqëri një shqiptare dhe një italiane, ITS dhe Burfalo. Banka gjermane mbështet dhe financon  programe dhe projekte që përfshijnë  kryesisht aktorë  të sektorit publik në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim dhe një ndër to është landfilli i Vlorës.

Në fakt, rreth këtij ptojekti është ngritur një tjetër shqetësim nga arkeologët, që kanë kundërshtojnë këtë ndërtim, sepse sipas tyre, landfilli po ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike. Arkeologu, Novruz Bajramaj disa ditë më parë ngriti shqetësimin për vendin ku do të ndërtohet ky impian gjigand, pasi në këtë vend gjenden mbetje arkeologjike mijëra vjeçare, të cilat tregojnë se në këtë zonë ka pas qytetërim të lashtë prehistorik.

Arkeologu Bajramaj kërkoi ndërhyrjen e institucioneve për të dërguar ekspedita dhe specialist për studimin e kësaj zone pasi në afërsi të saj gjendet fshati Kaninë i cili ka një histori 3 mijë vjeçare. Në këtë zonë ka mbi 30 objekte, monumet kulture. Gjithashtu Bajramaj shprehet, se në të gjithë territorin gjenden gjurmë që sipas analizave të bëra tregon se ky vend ka qenë i banuar 60 mijë vite përpara, një vazhdimësi jete dhe do të jetë një fatkeqësi që këto të gjurmë të groposen së bashku me mbeturinat. Shqetësimi është dërguar dhe Këshillit të Qarkut të Vlorës për rishikim e ndërtimit të landfillit

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

I thirri në Kryeministri, ky është "ultimatumi" i Edi Ramës për kryebashkiakët

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip