Skip to content
Të Gjitha

“Ik, zhduku!” Pasi i marrin mikrofonin nga dora, studentët përzënë ish-zv/ministrin e Arsimit nga protesta

· 1 min lexim

Thirrjes për protestë kombëtare sot nga studentët, i është bashkuar edhe ish-zv.ministri Taulant Muka.

Por në momentin që ai ka tentuar të flasë me mikrofon, studentët i kanë ndërprerë fjalën dhe e kanë përzënë nga protesta.

Ata i kanë kërkuar Mukës të largohet nga protesta, pasi nuk kanë dashur që ai të përfitojë nga kauza e tyre.

“Rinia shqiptare…” është dëgjuar Muka, dhe më pas i është prerë fjala, pasi disa të rinj kanë brohoritur njëzëri: “Ik, ik.ik…zhduku!”

Kjo është hera e dytë që ai dëbohet nga protesta e studentëve.

Pak kohë më parë ish-zv/ministri i Arsimit dha dorëheqjen pas 15 ditësh në detyrë dhe në këto javët e fundit është marrë me demaskimin e figurave të njohura politike dhe doktoraturave të tyre që janë kapur me plagjiaturë.