Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I bëri “gropën” bankës ku ishte vet drejtor, arrestohet 41-vjeçari (DETAJE)

17:16 12/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ish-drejtori i  “Emporiki Bank”, Artan Nisllaj, mësohet se është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Bëhet me dije se Nisllaj ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015 është shpallur fajtor dhe është dënuar me 18 muaj burg.

Ish-drejtuesi i Emporiki Bank” ka tentuar që të pastrojë veten e tij nga akuzat në tre shkallë të sistemit gjyqësor, por në fund ai ka dështuar.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, ka njoftuar Policia.

Historiku

Gjithashtu mësohet se në vitin 2014 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.54/21-2014-204, ka vendosur: “Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Nisllaj për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” dhe bazuar në nenin 143 paragrafi i parë i Kodit Penal (KP), dënimin e tij me 300.000 (treqind mijë) lekë gjobë”.

Pas këtij vendimi të vitit 2014-të, 41-vjeçari Nisllaj, e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, ku kjo gjykatë ka dhënë një dënim më të lartë. I gjendur në situatën ku “pas shiut bie në breshër”, ish-drejtori i “Emporiki Bank”, duke mos pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, ku Kolegji Penal i kësaj gjykate nuk e ka pranuar rekursin etij.

Vendimi i Gjykatës së Apelit:

Me vendimin nr.20-2015-127/42, datë 19.02.2015, Gjykata e Apelit Gjirokastër, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.54/21-2014-204, datë 27.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjirokastër. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Nisllaj për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i KP-së dhe dënimin e tij me një vit dhe gjashtë muaj burgim.”

Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë;  Mospranimi i rekursit

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.00-2017-197, datë 16.03.2017, ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi kundër vendimit nr.20-2015-127/42, datë 19.02.2015 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me arsyetimin se nuk përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 432 i Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Pasi ndodhej në këto rrethana, ku mbi supet e tij rëndonte një dënim prej 18-muajsh burg, ish-drejtori i “Emporiki Bank”, Artan Nisllaj, ka bërë dhe betejën e fundit  ligjore në vitin 2017.

Nisllaj e ka dërguar çështjen e tij në shkallën më të lartë të sistemit të drejtësisë shqiptare, në Gjykatën Kushtetuese.

Mirëpo kjo gjykatë, duke mos parë cënimin e asnjë standarti në gjykimin e çështjes së Artan Nisllajt, nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën e tij.

“Gjykata nuk konstaton cenim të këtij standardi as nga vendimi i dhënë nga  Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë nuk është e detyruar ta kalojë çështjen në seancë ose të pranojë kërkimet e palëve në çdo rast, për rrjedhojë, vetëm fakti i shqyrtimit të rekursit në dhomën e këshillimit nga ana e Gjykatës së Lartë dhe mospranimi i tij për shqyrtim në seancë plenare nuk mjaftojnë për të arritur në përfundimin se procesi i zhvilluar në atë gjykatë është jo i rregullt nga pikëpamja kushtetuese”, thuhet në një nga arsyetimet e Gjykatës Kushtetuese, me vendim nr. 199 të datës 20.09.2017./GazetaReforma.com/

 

 

 

Etiketa: akuzatarrestimiArtan NisllajBetejat ligjoredenimimashtrim

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para

Meta kallëzon në SPAK ligjin “Për metrologjinë": Të nisin hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.