Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Helga Vukaj në KQZ: Përjashtoni forcat “Shqiponja” nga ruajtja e zgjedhjeve, shkaktojnë terror

22:10 30/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Helga Vukaj, anëtare e propozuar nga Partia Demokratike në Komisionin Rregullator të KQZ-së kërkon përjashtimin e forcave Shqiponja, Shigjeta, RENEA dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga garantimi i zgjedhjeve të 25 prillit dhe përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore.  Duke i lidhur këto struktura me ngjarjet e para pak ditëve, ku një efektiv i Shqiponjave i mori jetën një të riu në zonën e Laprakës në Tiranë, Vukaj tha se nuk mund të ketë garanci nga këto forca.

“Kanë precedent të rrezikshëm të cilët kanë ndikuar në perceptimin e publikut për t’i konsideruar forca të njëanshme, jo profesionale dhe për më tepër, pa integritet dhe pa proporcionalitet kur bëhet fjalë për ndërhyrjet e tyre. Ndaj, që të mos japim impaktin e ushtrimit të terrorit apo ushtrimit të presionit, mendoj që ditën e zgjedhjeve përdorimi i këtyre forcave është tërësisht i panevojshëm”, deklaroi Vukaj.

Komisioni Rregullator pranë KQZ miratoi vendimin për aktivizimin e forcave të Policisë së Shtetit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndonëse një trupë që ka pak muaj që është ngritur, diskutimet e projektvendimit kaluan me debate mbi aktualitetin politik.

Kërkesa e Vukajt u rrëzua nga tre anëtarët e propozuar nga mazhoranca ku krahas votës kundër, kishin edhe qëndrimin e tyre për këtë çështje.

“Personalisht, do të ishte më e rezervuar për të etiketuar struktura të posaçme të policisë”, tha Ilirjana Nano

“Absolutisht që mund të ketë raste sporadike, por nuk mund të përgjithësohen të gjithë punonjësit e Policisë apo çdo strukturë e saj”, tha Dritan Çaka.

Qëndrimet kundër në propozime nuk sollën bllokimin e aktit. Me kërkesë të komisionerëve, uniformat blu mund të futen në ambientet e qendrave të votimit dhe numërimit të votave si garanci për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Komisioni Rregullator miratoi rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në funksion të zgjedhjeve.

Në vlerësim të rëndësisë së detyrave të Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve, vendimi përcakton rregulla dhe detajon rolin dhe përgjegjësitë e Policisë së Shtetit dhe të administratës zgjedhore gjatë veprimtarisë së tyre në shërbim të zgjedhjeve.

Gjithashtu, përcakton rregullat dhe procedurat që duhet të ndjekë në përmbushje të detyrave të përcaktuara gjatë fushatës zgjedhore, ditën e zgjedhjeve, gjatë numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve, në bashkërendim me administratën zgjedhore, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Ndër të tjera parashikohet instruktimi dhe trajnimi i punonjësve të Policisë së Shtetit për detyrën e ngarkuar, duke i njohur edhe me dokumentacionin zgjedhor që përdoret nga administrata zgjedhore në rastet kur kërkohet ndihma e Policisë së Shtetit për vendosjen e rendit dhe të rregullit në mjediset ku kryhet administrim zgjedhor.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: kqzpoliciazgjedhjet

Të tjera

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar
Aktualitet

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

Dje nuk ishte thjesht një ditë e rëndë. Ishte panorama më brutale e një sistemi drejtësie të dorëzuar, të lodhur,...

15:16 19/11/2025
Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve
Aktualitet

Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

Esmeralda Topi, Faktoje.al Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve. “Në Shqipërinë 2030 pensioni...

14:44 19/11/2025
Para

Adrian Civici: Ja katër arsyet pse shqiptarët nuk po blejnë më!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar

15:16 19/11/2025
Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

Vetëm një në tre pensionistë marrin rritjen 1800 lekë të pensioneve

14:44 19/11/2025
Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

Pazari i madh 140 mln dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

14:27 19/11/2025
Shfryhet dosja Metamorfoza, gjykata liron Oltion Bistrin dhe ish prokurorin Lita

Shfryhet dosja Metamorfoza, gjykata liron Oltion Bistrin dhe ish prokurorin Lita

14:02 19/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.