Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjuha e pakicave kombëtare në Shqipëri mund të njihet zyrtartarisht! Historiani: Presion nga Greqia

16:51 24/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj propozoi njohjen e gjuhës së minoriteteve apo pakicave kombëtare në Shqipëri.

Lleshaj ka përgatitur draft-projektin që pritet t’i dërgohet Kuvendit për diskutim, por propozimi bëhet për ato raste ku komuniteti përbën 20 për qind të popullsisë.

Sipas këtij projekti, shteti shqiptar planifikon që të njohë zyrtarisht gjuhën e minoriteteve në zyrat e pushtetit  vendor, aty ky personat që i përkasin kësaj pakice kombëtare, përbëjnë 20% të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Nga ana tjetër me kërkesë të minoriteteve edhe tabelat, të cilat deri më tani janë cilësuar si të paligjshme, do të jenë në dy gjuhë.

Ne Ligjin 96/2017, per “Perdorimin e gjuhes” thuhet: “Me vendim të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, ku mbi 20 për qind e banorëve u përkasin pakicave kombëtare, kur ka një kërkesë të mjaftueshme prej tyre, emërtimet e njësive administrative përkatëse, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, shfaqen dhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore”.

Kërkesa do të shqyrtohet brenda 60 ditëve që nga dita e paraqitjes në njësinë bazë të qeverisjes vendore.

Nga ana tjetër, historiani i njohur Pëllumb Xhufi, e ka cilësuar projektvendimin e Ministrisë së Brendshme si një veprim të qeverisë në dëm të interesave kombëtare.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Xhufi shprehet se nisma të tilla janë rezultat i presioneve që vijnë nga Greqia.

Kjo e fundit madje, shprehet Xhufi, “ka deklaruar edhe me gojën e politikanëve të saj më të lartë, se Shqipëria nuk do të futet në Europë pa realizuar më parë axhendën nacionale greke. Dhe dihet se cila është axhenda greke për Shqipërinë”.

“Është hileja e radhës që një qeveri shqiptare bën në dëm të interesave shqiptare. Projektvendimi hiqet sikur merret me çështje teknike të përbërjes apo të procedurave që do të duhet të ndjekë ai Komision.

Zakonisht, në të tilla iniciativa ligjore, hileja qëndron në fund (in coda venenum). Kësaj radhe qeveria është aq shumë e bindur në përgjumjen e qetësinë olimpike të qytetarëve shqiptarë, saqë “helmin” e ka hedhur qysh në paragrafin e parë të këtij projektvendimi.

Aty, fare pa lidhje me paragrafët e tjerë “teknikë” të tij, sanksionohet që një grup prej 300 qytetarësh shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë njohjen e statusit të pakicës kombëtare.

Duhet të jesh sylesh ose ndërgjegjeprishur të mos duash të kuptosh se pikërisht tek ky paragraf “dobiç” fle lepuri. Paragrafët e tjerë “teknikë”, me të cilët janë marrë aq seriozisht disa Ministri e agjenci shtetërore që kanë paraqitur sugjerimet e tyre “të vyera”, janë tjerrje fjalësh për të fshehur pikërisht “dobiçin”, d.m.th. nenin e parë që sanksionon të drejtën e 300 qytetarëve për të kërkuar statusin e pakicës kombëtare.

Më duket cinike që një nismë e tillë kryhet me anë të një dokumenti ligjor të shkallës më të ulët (“vendim”), kur çështje të tilla me rëndësi dramatike duhet të kalojnë me ligj të Parlamentit, është shprehur historiani Pëllumb Xhufi në intervistën e tij.

Etiketa: gjuhahistorianikombetarenga greqianjihet zyrtarishtpakicavepresionshqiperi

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Thyen masat e COVID-19, ISHSH gjobit 6 biznese dhe pezullon një aktivitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.