Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lëshuar një thirrje urgjente për shtetasit gjermanë që të largohen nga Libani, duke përmendur rritjen e tensioneve në zonën kufitare me Izraelin dhe rrezikun e sulmeve terroriste. Njoftimi thekson se tensionet mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah janë përshkallëzuar që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor, duke shkëmbyer zjarre thuajse të përditshme. Kjo situatë ka ngritur frikën se një konflikt i gjithanshëm mund të shpërthejë në rajon, duke kërcënuar sigurinë e të huajve perëndimorë dhe hoteleve të mëdha në Liban.
Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”
Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i...








