Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fletët me kod për të zbuluar votat? Celibashi i përgjigjet dyshimeve: ZERO mundësi që ta dimë!

19:46 04/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur pyetjes së avokatit Adriatik Lapaj nëse fleta e votimit kishte bar-kod për të mësuar për kë kishin votuar qytetarët, bazuar në renditjen e tyre në listë.

Celibashi ka thënë se ka zero mundësi që KQZ apo kushdo të ëmsojë si kanë votuar qytetarët duke e lidhur me radhën e votimit. Ai tha se është e vërtetë që çdo fletë ka një kod të veçantë dhe kjo bëhet me qëllimin që të jetë unike në mënyrë që mos ta ketë askush tjetër i paautorizuar nga KQZ. Ai deklaroi se nuk është e mundur që të dihet cilën fletë ka marrë votuesi, e kështu nuk mund të dihet as për kë ka votuar.

Reagimi i plotë i Celibashi:

Duke e falenderuar Adriatik Lapaj për pyetjen e ngritur dhe duke marrë në konsideratë interesin e opinionit publik sqaroj se: Ka ZERO mundësi që ne (kushdo) të marrim dijeni mbi mënyrën e votimit të një votuesi duke lidhur radhën e votimit të tij me leximin e QR-Kode të fletës së votimit (që ky votues ka marë dhe e ka hedhur në kutin e votimit).

Është e vërtetë që QR-Kode është i veçantë për çdo fletë votimi. Kjo bëhet me qëllim që çdo fletë votimi të jetë unike. Duke qenë unike, e personalizuar fleta e votimit nuk ka asnjë mundësi që dikush tjetër (i paautorizuar nga KQZ) të jetë “prodhues” i saj. Pra, në kutitë e votimit të jenë vetëm fletët e votimit që janë prodhuar nga KQZ. Ndaj edhe bëhet personalizimi dhe sekretimi i tyre edhe nëpermjet vendosjes së QR-Kod.

Nëse ne dimë (i) radhën e votimit të një votuesi dhe dimë se (ii) cilën nga fletët e votimit ai ka marrë, atëherë po ne kemi mundësi të dimë se cila ka qenë vota i tij. Pra, duhet të plotësohen patjetër këto dy kushte që ne të kemi mundësi të marrim dijeni për kë ka votuar votuesi në fjalë. Ne nuk e dimë kurrsesi dhe nuk nuk kemi mundësi ta dimë se cilën fletë votimit (me cilin QR-Kod) ka marrë votuesi, (apo votuesit) edhe nëse ne dimë radhën e votimit të zgjedhësit. Dhe dijenia për radhën është më e mundur nga vetë anëtarët e komisioneve dhe/ose vëzhguesit në qendrën e votimit se sa nga Pajisja Elektronike e Identifikimit (PEI). Nëse flasim për PEI, ajo nuk shënon radhën e votimit.

Ndaj për të plotësuar kushtin e parë atë të dijenisë së radhës së votimit të një votuesi nuk “na duhet” PEI. Kjo do të thotë se është pa vend shqetësimi për identifikimin e votës për shkak të përdorimit të PEI. Nga ana tjetër është e pamundur që të kemi plotësimin edhe të kushtit të dytë. Atij të identifikimit të fletës së votimit që i jepet votuesit radhën e të cilit presupozojmë se dimë. Fletët e votimit janë të prodhura në blloqe të ndarë nga njëri-tjetri, të gjithë të njëjtë në sasi dhe në mënyrë paketimi. Në momentin e fillimit të votimit Komisioni i Qendrës së Votimit merr rastësisht njërin nga blloqet me fletë votimi. Nuk ka radhë në zgjedhjen e bllokut të fletëve të votimit.

Është qartë që në kushtet e zgjedhjes rastësore të bllokut të fletëve të votimit, të dhënies së fletës së votimit të marrë rastësisht nga grumbulli i fletëve të votimit, shkëputur nga blloku, ka ZERO shans, që të dimë se cilën fletë në radhën e gjithë fletëve ka marrë një votues i caktuar. Matematikisht, sikur vetëm një herë të prishet radha (nëse për një moment pranojmë që mundet ta gjejmë radhën e fletëve të votimit), atëherë në asnjë mënyrë nuk do të dimë se kë fletë votimi ka marrë kush.

 

 

Etiketa: Celibashifletet e votimitzgjedhjet

Të lidhura

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike
Kryesore

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të...

12:43 23/05/2025
Dosja 5D/ Gjykata rrëzon kërkesën për ndarjen e të pandehurve
Kryesore

Dosja 5D/ Gjykata rrëzon kërkesën për ndarjen e të pandehurve

Gjykata vendosi që dosja “5D” të gjykohet në formën e procedurës së zakonshme, duke rrëzuar kërkesën e katër të akuzuarve...

12:13 22/05/2025
Para
Rikthimi i nxënësve në shkolla, Kushi poston fotot: Procesi po shkon sipas parashikimeve!

Rikthimi i nxënësve në shkolla, Kushi poston fotot: Procesi po shkon sipas parashikimeve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë

Helmimi në kopshtin e Gramshit tronditi vendin: Prindërit paralajmërojnë protestë

21:10 24/05/2025
Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

Nga Parada e Krenarisë në propagandë: Kur fëmijët përdoren si flamuj të një ideologjie

15:52 24/05/2025
Një natë tmerri në Gaza: Mjekja palestineze humb 9 fëmijët e saj nga një sulm ajror

Një natë tmerri në Gaza: Mjekja palestineze humb 9 fëmijët e saj nga një sulm ajror

14:20 24/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpall rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpall rezultatet për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

13:39 24/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.