Skip to content
Kronikë

Fier/Automjeti shpërthen në flakë

· 1 min lexim

Një automjet ka shpërthyer në flakë këtë mëngjes të sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ka qene i markës Benz, ndërkohë që në automjet ka qënë drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale  Gj. R dhe një pasagjere.

Pas marrjes së sinjalit kanë shkuar dy automjete zjarrfikse që shuan zjarrin, fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme shoferi e pasagjerja.

Policia në vendngjarje po zbardh rrethanat se si u shkaktua zjarri në automjet.

Lajmi në përditësim…