Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Është një luftë politike”, Lala: Rama, i pandehur nga SPAK brenda 2026

12:33 04/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Përplasja mes qeverisë dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) po shihet gjithnjë e më shumë si një betejë politike që shkon përtej çështjes së ministres Belinda Balluku. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në qendër të kësaj përplasjeje nuk është vetëm fati i Ballukut, por edhe pozicioni i vetë kryeministrit Edi Rama përballë hetimeve të mundshme në të ardhmen.

E ftuar në emisionin “A Show”, Lala tha se kryeministri ka nisur një përballje të drejtpërdrejtë me institucionet e drejtësisë së re, duke e cilësuar situatën si një konflikt të hapur mes SPAK dhe kreut të qeverisë.

Sipas saj, vonesat dhe debatet që kanë shoqëruar procesin për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut nuk lidhen vetëm me një çështje penale, por me një përballje më të gjerë politike dhe institucionale.

“Unë nuk shikoj një betejë të Belinda Ballukut. Në fakt shikoj një luftë politike mes SPAK dhe Edi Ramës. Dhe Edi Rama, me sa kam kuptuar, nuk po mbron Belinda Ballukun. Në fakt po përpiqet të mbrojë veten e vet ose të marrë një garanci. Pra po bën gjithçka për të marrë një garanci që të nesërmen të mos jetë i prekshëm nga SPAK-u”, u shpreh Lala.

Ajo argumentoi se kryeministri po përpiqet të krijojë precedentë ligjorë dhe proceduralë që mund të kufizojnë veprimet e prokurorëve dhe gjykatësve ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe vetë atë në të ardhmen.

Sipas Lalës, një nga elementët e kësaj strategjie është edhe çështja e pezullimit të Ballukut nga detyra, e cila përfundoi deri në Gjykatën Kushtetuese dhe mbeti në fuqi pas një procesi të gjatë. Megjithatë, ajo theksoi se ky vendim tashmë ka pak vlerë praktike, pasi Balluku nuk ushtron më ato funksione.

Ndërkohë, SPAK vijon të këmbëngulë për arrestimin e saj, duke argumentuar se ekzistojnë dy shqetësime kryesore: dyshimet për intimidim të dëshmitarëve dhe mundësinë që përmes vartësve të saj të jetë ushtruar presion apo kërcënim ndaj personave që mund të dëshmojnë në hetim.

Sipas prokurorëve, ekzistojnë përgjime mes dy vartëseve të Ballukut që ngrenë dyshime se mund të jenë përdorur persona të afërt për të intimiduar dëshmitarë. Gjithashtu, hetuesit dyshojnë se disa punonjës mund të jenë kërcënuar me largim nga puna ose janë joshur për të ndikuar në dëshmitë e tyre.

Lala theksoi se përplasja mes SPAK dhe qeverisë është bërë e dukshme edhe përmes reagimeve të forta të kryeministrit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe përmes përpjekjeve për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë nuk e shikoj këtë si një negocim. Zoti Rama është duke shtruar rrugën, mendoj unë, ose është duke vënë disa kufij”, tha gazetarja, duke shtuar se përmes ndryshimeve ligjore dhe veprimeve institucionale mund të synohet kufizimi i ndërhyrjeve të drejtësisë ndaj qeverisë.

Sipas saj, në këtë situatë pyetja kryesore mbetet nëse SPAK do të arrijë të shkojë deri te kryeministri, apo nëse Rama do të përballet vetë me drejtësinë në të ardhmen.

“Direkt apo indirekt të gjitha këto afera Edi Rama i ka ditur. Ka pasur informacion. Nuk ndodh asgjë rastësisht në këtë vend”, u shpreh Lala.

Gazetarja shtoi se, sipas vlerësimit të saj, ekziston mundësia që kryeministri të thirret në SPAK si person në dijeni, ose edhe si i pandehur, brenda vitit 2026.

“Unë mendoj që Edi Rama do të thirret si person në dijeni në SPAK, ose edhe si i pandehur, madje mund të ndodhë brenda 2026”, deklaroi ajo.

Të tjera

“Këtë pronë nuk e lëshojmë kurrë”/ Banorët e Baks-Rrjollit në ditën e 34 të protestës kundër resortit të Bashkim Ulajt
Aktualitet

“Këtë pronë nuk e lëshojmë kurrë”/ Banorët e Baks-Rrjollit në ditën e 34 të protestës kundër resortit të Bashkim Ulajt

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll kanë hyrë këtë të mërkurë në ditën e 34 të protestave kundër ndërtimit të një resorti...

15:24 04/03/2026
Alarm në rajon: Dita e pestë e tensioneve, Irani lëshon raketë drejt Turqisë, NATO e shkatërron në ajër
Aktualitet

Alarm në rajon: Dita e pestë e tensioneve, Irani lëshon raketë drejt Turqisë, NATO e shkatërron në ajër

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa sot shënohet dita e pestë e sulmeve të...

13:53 04/03/2026
Para
Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro për sisteme që dështojnë

Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro për sisteme që dështojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Këtë pronë nuk e lëshojmë kurrë”/ Banorët e Baks-Rrjollit në ditën e 34 të protestës kundër resortit të Bashkim Ulajt

“Këtë pronë nuk e lëshojmë kurrë”/ Banorët e Baks-Rrjollit në ditën e 34 të protestës kundër resortit të Bashkim Ulajt

15:24 04/03/2026
Alarm në rajon: Dita e pestë e tensioneve, Irani lëshon raketë drejt Turqisë, NATO e shkatërron në ajër

Alarm në rajon: Dita e pestë e tensioneve, Irani lëshon raketë drejt Turqisë, NATO e shkatërron në ajër

13:53 04/03/2026
Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro për sisteme që dështojnë

Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro për sisteme që dështojnë

13:12 04/03/2026
“Është një luftë politike”, Lala: Rama, i pandehur nga SPAK brenda 2026

“Është një luftë politike”, Lala: Rama, i pandehur nga SPAK brenda 2026

12:33 04/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.