Ditën e sotme Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetëshëm ish policin, Koço Buzo i cili vrau gruan e tij, Liljana Buzo në sytë e fëmijëve në maj të 2021.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit të 2021-shit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre.
58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.
Koço Buzo fillimisht e goditi me thikë bashkëshorten dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.
Liljana Buzo. e cila sapo kishte dalë nga seanca për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka goditur fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Menjëherë pas ngjarjes, autori është penguar nga personat në rrugë dhe policia duke bërë arrestimin e menjëhershëm të tij. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të cilët nuk patën dëmtime serioze.
Ai u deklarua fajtor për vrasjen. Koço Buzo, ish-polic ka shërbyer si roje pranë gjykatës së Elbasanit.
Si ndodhi ngjarja?
Kujtojmë se 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Ai thotë se i kishte kërkuar bashkëshorte më përpara që të mos shkonte në gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtje për dhunë në familje që të mos shkonte në burg.
Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe arma e krimit, tip kallashnikov, bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.