E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, gazetarja Aida Topalli foli për ekstradimin në Shqipëri të drejtuesit të kartelit të parë të kokainës, Dritan Rexhepi.
Ajo e cilësoi këtë si një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh historikun e tij të arratisjeve dhe ndikimin në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Topalli theksoi se, pavarësisht se ka kaluar shumicën e jetës në burg, Rexhepi ka vijuar aktivitetin e tij kriminal, duke organizuar trafikun e kokainës drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas saj, pak para arrestimit në Turqi, ai po planifikonte zgjerimin e operacioneve edhe në tregjet ruse dhe kineze, por planet e tij dështuan për shkak të kapjes dhe ekstradimit në Shqipëri.
Në momentin që Dritan Rexhepi ju dorëzua policisë dhe drejtësisë shqiptare nga shteti Turk do ta konsideroja si një nga arritjet më të mëdhaja sa i përket ekstradimeve për sa i përket historikut që ka. Rexhepi daton për krimet e tij që nga viti 1999 atëhre kur dyshohet, i gjykuar dh ei dënuar për vrasjen dhe plagosjen e disa efektivëve.
Ndërkohë në 2002, Rexhepi gjithashtu bëri një tjetër sherr, një tjetër tentativë vrasje në Vlorë dhe pasi u lirua nga burgu me guximin e tij, vendosi që të ndiqte prokurorin që kishte kërkuar dënimin e tij, duke u dënuar serisht më pas me 6 muaj burg. U liruar dhe u zhvendos më pas drejt Italisë ashti sic nis edhe shkrimi i bërë nga mediat në Ekuador, ku thotë se pas valës së sulmeve të bërë nga drejtësia nga drejtësia në Shqipëri ku u hetuan 23 grupe, anëtarët u zhvendosën drejt Italisë dhe nga aty krijuan lidhjet me grupet kriminale më të fuqishmë në të gjithë ballkanin dhe u zhvendosën në Amerikën Latine. Aty ku u zhvendos edhe Dritan Rexhepi, ku u kthye në bosin ndërkomëbtarë të lëndëve narkotike.
Dritan Rexhepi pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në burg, por nga burgu kishte arritur të krijonte një linjë që të drejtonte trafikun e kokainës nga vendete Amerikës Latine drejt vendeve të BE-së. Dhe madje kishte nisur strategjinë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Rusisë dhe Kinës por që dështoj pasi u arrestua në Turqi dhe me ekstradimin drejt Shqipërisë.
Dujeqenë drejtues i një prej karteleve më të mëdha të kokainë padiskutim ka lënë pas persona të tjerë që vazhdojnë merren me trafikun e saj, ku një prej tyre edhe Dritan Gjikaj. Mjaft i njohur prej një viti në media, tha Topalli.