Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekspertët: Rrjedhjet e dokumentave të Pentagonit nuk ka gjasa të ndikojnë Ukrainën

16:22 13/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin thotë se Ukraina vazhdon të ketë besim tek planet e saj për një kundërsulm ndaj e forcave pushtuese ruse, pavarësisht shfaqjes së dokumenteve sekrete të zbulimit amerikan me të dhëna mbi luftën. Korrespondentja e e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton.

Ndërsa lufta vazhdon në Ukrainë, zyrtarët e lartë amerikanë po kërkojnë të minimizojnë dëmin e shkaktuar nga shfaqja e dokumenteve ushtarake mbi luftën, të klasifikuara si tepër sekrete. Dokumentet përfshijnë tabela me të dhëna që tregojnë pozicionet ushtarake ukrainase dhe vlerësimet amerikane për mbështetjen e aleatëve të saj për Kievin.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve të martën se aktualisht askush nuk e di me siguri nga kanë rrjedhur këto dokumente.

“Po e shqyrtojmë me shumë seriozisht dhe do të vazhdojmë të hetojmë dhe nuk do të lëmë gjë pa gërmuar, derisa të gjejmë burimin dhe shtrirjen e tij”.

 

 

I pyetur nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy duhet të ndryshojë planet e tij për një kundërofensivë të pritshme pranverore kundër Rusisë, zoti Austin u përgjigj.

“Ata do të luftojnë armikun dhe nuk do të udhëhiqen nga një plan specifik. Kanë një plan të mire për të filluar, por vetëm presidenti Zelenskyy dhe udhëheqësit e tjerë të vendit i dinë realisht, detajet e plota të atij plani”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pyet për dëmin që rrjedhjet mund të shkaktojnë në besimin e aleatëve të SHBA-së për të shkëmbyer informacione zbulimi në të ardhmen.

“Ne jemi angazhuar me aleatët dhe partnerët në nivele të larta gjatë ditëve të fundit për këto dokumente, për t’i siguruar ata për angazhimin tonë për të mbrojtur inteligjencën dhe natyrisht, angazhimin ndaj partneriteteve tona të sigurisë”.

Një nga rrjedhjet më të dëmshme ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara dhe aleaten e saj, Korenë e Jugut.

“Një nga rrjedhjet ishte se SHBA me sa duket po dëgjonin bisedat brenda qeverisë së Koresë së Jugut, duke u përpjekur të kuptonin nëse Koreja e Jugut do të pranonte përfundimisht të na shesë municion që mund t’ia jepnim drejtpërdrejt Ukrainës ose mund ta përdornim për të zëvendësuar atë që i dhamë Ukrainës. Vetëm në atë rast, besoj se ishim ne që dëgjonim qeverinë e Koresë së Jugut duke u përpjekur të kuptonim se çfarë po mendonin”, thotë Ben Hodges, ish-komandant i ushtrisë amerikane në Evropë.

Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se rrjedhja e informacionit nuk është aq e dëmshme sa në të kaluarën, por ka një aspekt për të cilin ai është i shqetësuar.

“I vetmi rrezik që do të përmendja është përdorimi i kësaj inteligjence për operacione informimi apo edhe dezinformimi. Pra, ne kemi parë tashmë shembuj të materialeve të caktuara në PowerPoint me numra dhe shifra të caktuar dhe më pas kemi parë materiale të ngjashme, me numra të ndryshuar për t’iu përshtatur një narrative të caktuar. Pra, do të këtë pikëpyetje të madhe në lidhje me vërtetësinë, jo të rrjedhjes fillestare, por të të gjitha dokumenteve që do të qarkullojnë”, thotë Luke Coffey me Institutin Hudson.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë se qëndron pas rrjedhjes së informacionit. Ekspertët e inteligjencës thonë se dokumenti i zbuluar me numrat e viktimave u ndryshua për të ulur numrin e ushtarëve rusë të vrarë me më shumë se gjysmën, përpara se të shfaqej në kanalet pro-ruse Telegram. Një zëdhënës i Kremlinit tha se Moska ishte e mirinformuar se Shtetet e Bashkuara dhe NATO ishin të përfshira në “konfliktin” midis Rusisë dhe Ukrainës përpara se të dilnin informacionet në sipërfaqe./VOA/

Të lidhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn. Seanca u...

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Aktualitet

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:27 09/06/2025
Para
PD: Xhaçka çon diplomate në Stamboll bashkëshorten e trafikantit turk

PD: Xhaçka çon diplomate në Stamboll bashkëshorten e trafikantit turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14:27 09/06/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

14:02 09/06/2025
Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

13:37 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.