Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekonomia shqiptare përballë Covid-19 me zero shanse! Pasojat katastrofike që do shkaktonte vendosja e një karantine të dytë

08:20 05/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pasojat e Covid-19 në ekonominë shqiptare, sikundër edhe në atë globale, kanë filluar tashmë të ndjehen. Qeveria vendosi një karantinë të shpejtë dhe të menjëhershme, duke izoluar të gjithë vendin që u dukë se arriti të kalonte fazën e parë të pandemisë, me një numër shumë të ulët vdekjesh në raport me popullsinë.

Në valën e parë të koronavirusit, me karantinimin e popullsisë u karantinua edhe ekonomia. E pasigurtë nëse sistemi shëndetësor do ta përballonte ngarkesën dhe përballë një virusi tërësisht të panjohur, kjo ishte zgjidhja më e mirë në ato momente, ku çdo jetë njerëzore u konsiderua më e vlefshme se kosto të tjera të rikuperueshme. Por, hapja e qershorit, po aq e shpejtë sa mbyllja, tregoi se situata nuk ishte aq e lehtë. Numri i të infektuarve u rrit me shpejtësi dhe fatkeqësisht, edhe jetët e humbura po ashtu. Përvoja tregoi se do të duhet të kalojmë të paktën dhe një cikël tjetër 10-javor, që e shtyn pandeminë me frekuencë të lartë deri nga mesi i gushtit.

Karantinimi i popullsisë shkaktoi një kolaps ekonomik në mbarë botën në vetëm pak muaj. ‘Monitor.al’ raporton se ekonomia globale pritet të tkurret me gati 5% këtë vit, sipas parashikimit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 3% që ishte pritshmëria në prill, kur pandemia sapo kishte nisur. Për disa shtete të goditura rëndë, si p.sh., Italia, tkurrja pritet deri në -12.7%.

Sigurisht, as vendi ynë nuk i ka shpëtuar kësaj tendence, ku tkurrja pritet midis -5 deri në -9%, më e larta në rajon, për shkak të varësisë nga turizmi dhe modelit ekonomik të bazuar te bizneset e vogla, tregtia e shërbimet. Nga ana tjetër, me borxhin e lartë dhe të ardhurat e ulëta, financat kishin pak hapësirë fiskale për të mbështetur bizneset (sipas FMN-së, mbështetja direkte ishte më pak se 1% e PBB-së, më e ulëta në rajon).

Gjithsesi, në një sinjal pozitiv, pas karantinimit, ekonomia kishte filluar të merrte pak frymë. Eksportuesit e mëdhenj të naftës e çelikut sinjalizuan se po kthehen gradualisht drejt niveleve të parakrizës. Sektori i tekstileve e këpucëve, eksportuesi kryesor dhe një prej punëdhënësve më të mëdhenj në vend, po përshtatet gradualisht drejt normalitetit të ri, duke prodhuar maska, apo veshje të tjera mbrojtëse.

Në maj, për herë të parë pas dy muajsh me shkurtime masive personeli, rimarrjet në punë ishin më të larta sesa largimet. Më e vështirë duket situata për turizmin. Shtyrja e vazhdueshme e hapjes së kufijve dhe pasiguritë e shtuara pas një vale të re infektimesh në shumë vende, e bëjnë pak të mundur që ky sektor të rikuperojë këtë vit.

Ndonëse situata e koronavirusit është përkeqësuar dy javët e fundit, hapja ka vijuar dhe qeveria nuk duket se ka në konsideratë një mbyllje të dytë, e vetëdijshme se ekonomia nuk do të arrijë ta përballojë atë. Me situatën aktuale, financat presin që të ardhurat të bien me 15% me bazë vjetore në 2020-n, ndërkohë që shpenzimet do të vijojnë të larta, si rrjedhojë e mbështetjes për pandeminë, nevojës për të hedhur likuiditet në ekonomi dhe rindërtimit pas tërmetit.

Një tkurrje prej 15% e të ardhurave, do të thotë 550 milionë euro më pak të hyra në buxhet. Nëse shpenzimet do të vijojnë sipas planit, atëherë deficiti (diferenca mes asaj që shteti mbledh nga taksat e bizneseve e individëve dhe shpenzimeve që duhet të kryejë) pritet që të arrijë në gati 800 milionë euro.

Eurobondi dhe huamarrja e brendshme mund të mundësojnë gjetjen e të ardhurave për të kryer shpenzimet e planifikuara dhe të domosdoshme për të nxitur ekonominë, ndonëse kjo do të arrihet në kurriz të rritjes së borxhit publik në të ardhmen, që pritet të shkojë në gati 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). I gjithë ky skenar është parashikuar në rast se ekonomia vijon e çalë pa ndërprerje të mëtejshme. Me kaq. Buxheti është në limitet e tejskajshme të tij. Një mbyllje tjetër do të ishte katastrofike për ekonominë.

Ndaj, vendi duket se do të duhet të bashkëjetojë me infeksionin të paktën edhe disa muaj. Teksa qeverisë i kanë mbaruar municionet, ndërgjegjja qytetare për zbatimin e rregullave dhe kujdesi i të gjithëve, mbeten për momentin ilaçi më i mirë për të shpëtuar jetët dhe ekonominë.

Të lidhura

Liqeni i Kallabakut, atraksioni në Kukës që po shënon rritje të numrit të vizitorëve
Aktualitet

Liqeni i Kallabakut, atraksioni në Kukës që po shënon rritje të numrit të vizitorëve

Prej disa vitesh, në Kukës po rritet ndjeshëm ndërgjegjësimi për ruajtjen dhe promovimin e pasurive natyrore të zonës. Një nga...

17:09 20/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Kutalli, në njësinë administrative me të njëjtin emër në...

13:57 20/07/2025
Para

Publikohen pamjet e pasojave që le Covid-19 tek të rinjtë: Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Liqeni i Kallabakut, atraksioni në Kukës që po shënon rritje të numrit të vizitorëve

Liqeni i Kallabakut, atraksioni në Kukës që po shënon rritje të numrit të vizitorëve

17:09 20/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari

13:57 20/07/2025
Mbytet pushuesi në plazhin e Tales, dëshmitarët: U vonua ambulanca

Mbytet pushuesi në plazhin e Tales, dëshmitarët: U vonua ambulanca

13:49 20/07/2025
Grekët punojnë me 1 sportel, rradhë të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë

Grekët punojnë me 1 sportel, rradhë të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë

13:33 20/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.