Vogëlushja Amelia Krasniqi, nga Prizreni, ka ardhur në jetë më 7 janar 2019, por jo si çdo fëmijë.
Ajo ka lindur me një dhëmb në gojë, dhe ky fakt ka befasuar aq shumë mjekët dhe familjen sa është kthyer në lajm në të gjitha mediat kosovare.
I ati i vajzës, Arif Krasniqi ka thënë për “04 online” se Amelia ka ardhur në jetë me një dhëmb të dalë para kohe, pavarësisht se foshnjave dhëmbët nisin t’iu dalin pas 6 muajsh.
Mjekët thonë se foshnjës duhet t’i hiqet dhëmbi për të hequr rrezikun se mund t’i bjerë dhe t’a gëlltitë.
Shënim: Publikimi i fotografisë është bërë me lejen e prindërve të vogëlushes.