Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

DW: Protestat e dobëta detyruan opozitën serbe që të ‘kursejë’ energjitë

11:24 04/01/2024
Reading Time: 4 min lexim

Protestat e dobëta detyruan opozitën serbe që të “kursejë” energjitë. Por për çfarë saktësisht? Ndaj pushtetit të Vuçiçit nuk ka ndonjë presion të madh.

 

Partitë opozitare që kontestojnë rregullsinë e zgjedhjeve në Serbi kanë pezulluar protestat e përditshme dhe kanë paralajmëruar vetëm tubime të herëpashershme më të mëdha – pas Krishtlindjeve ortodokse.

 

Festat, si dhe pjesëmarrja relativisht e ulët në protesta, pavarësisht akuzave të rënda dhe grevave të urisë, e detyruan opozitën të tërhiqet dhe të përpiqet të ruajë energjinë e pakënaqësisë së qytetarëve.

 

Mbeti e paqartë se si do të organizohen tubimet e reja, por drejtuesi i listës “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç, tha se opozita “do të ketë një përgjigje, nëse qeveria përpiqet të konstituojë parlamentin republikan dhe atë të Beogradit këtë muaj.”

 

Autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të Beogradit nëse për këtë ekziston shumica, ndërsa zgjedhjet republikane dhe ato krahinore konsiderohen si të rregullta dhe pa gabime. Ndër temat më të rëndësishme ka qenë në fushatë Kosova.

 

Presidenti Aleksandar Vuçiç deklaron se “nuk do të ketë hetim ndërkombëtar kur bëhet fjalë për zgjedhjet” dhe se “nuk i intereson se çfarë thonë mediat e huaja dhe qeveritë e huaja për këtë dhe se ata farë Gonzalezat dhe mrekullitë e tjera mund t’ia varni maces nga bishti”.

 

Kjo deklaratë e Vuçiçit është një aludim i qartë për ardhjen e ish-kryeministrit spanjoll Felipe Gonzalez dhe misionit të OSBE-së në Serbi, në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviçit nuk deshi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 1996, pasi aktualisht në Serbi po konsiderohen të ngjashme me protestat e viteve 90-të.

 

Presioni shumë i dobët nga rruga

 

Mbështetja e dobët në rrugë tregon, se qytetarët janë lodhur nga protestat, thekson për DW historiani dhe ish-ambasadori Milan St. Protiq. “Protestat nuk ishin aq masive sa për të ushtruar presion mbi këtë regjim. Mendoj se opozita është përpara një vendimi të vështirë, nëse do të hyjë në sistem dhe të pranojë mandatet, apo të kërkojë presion alternativ ndaj regjimit. Kam frikë se energjia që u shfaq pas atyre tmerreve të majit (me dy vrasje masive të të rinjve) nuk do të rizgjohet”, beson Protiç.

 

Kur bëhet fjalë për luftën ligjore përmes institucioneve, është e vështirë të pritet ndonjë sukses: “Është një punë sizifi, sepse qeveria nuk mendon se janë shkelur rregullat demokratike gjatë dhe para zgjedhjeve. Është e qartë se ky regjim po rrëshqet në një autokraci të hapur”, vëren Protiq. “Opozita në këto kushte, edhe nëse do të ishte më e mirë se ajo ekzistuese, do të kishte probleme serioze. Lufta me mjete demokratike kundër një regjimi jodemokratik është e kotë”, thotë bashkëbiseduesi për DW.

 

 

Institucionet janë pa vlerë

 

Protestat mund të kishin intensifikuar krizën politike që kemi, tha për DW konsulenti politik Dushan Lj. Milenkoviç, por shton se kriza ekziston edhe pa protesta. “Mendoj se presioni i grupit të dytë më të fortë në Serbi, që fitoi gati një milion vota, është presioni i vetëm dhe më i madh që ekziston aktualisht mbi regjimin e Vuçiçit. Mendoj se ky presion është serioz dhe se është një risi në skenën politike”, thekson Milenkoviç.

 

Ai nuk i vendos shpresat as te institucionet e Serbisë dhe shton, se “të gjithë janë të shqetësuar për shkak të interesit politik të partisë në pushtet”. “Çdo vendim që hipotetikisht do të merrej në favor të opozitës do ta ketë burimin në vullnetin politik të Aleksandar Vuçiçit dhe jo në faktin se ndonjë institucion e ka kryer punën e tij si duhet”, thotë Milenkoviç. Me një fjalë, në këto kushte, sipas tij, e gjitha varet nga vullneti i Vuçiçit dhe më pas mund të paraqitet si lëshim i tij i vullnetit të mirë.

 

Presioni politik ndaj Vuçiçit

 

Opozita tashmë i është drejtuar institucioneve evropiane dhe kërkon që BE të mos i njohë zgjedhjet dhe të nisë një hetim ndërkombëtar. BE-ja njoftoi se është në pritje të raportit përfundimtar të misionit monitorues të OSBE-së. Për momentin, nuk ka asnjë tregues se si do të dukej ky angazhim ndërkombëtar. Milan St. Protiç, nga ana tjetër, është i bindur se “të gjitha parregullsitë që janë regjistruar do të sjellin sërish presion të shtuar nga jashtë ndaj Aleksandar Vuçiçit, i cili nuk ka shumë hapësirë për manovrim”, por pyetja është se si do ta bëjë dhe si do të paraqitet vetë opozita.

 

Taktikat e opozitës rreth çështjeve kyçe nuk i sjellin mbështetje nga jashtë. Ndërsa pa këtë mbështetje nuk do të ndodhin ndryshime në Serbi. Prandaj u krijua përshtypja se regjimi është shumë më bashkëpunues dhe më i dobishëm se opozita për këto çështje”, thekson Protiç.

 

Milenkoviq kujton se autoritetet tashmë po sugjerojnë se zgjedhjet mund të përsëriten në Beograd, sepse me sa duket nuk ka shumicë të duhur për krijimin e institucioneve. Por ai pyet veten, nëse vërtet vetëm një mision i huaj mund t’i përmirësojë kushtet për zgjedhje. “Së pari, do të duhej shumë kohë që të huajt të kuptojnë mënyrat se si kryhen këtu zgjedhjet dhe si bëhet vjedhja e zgjedhjeve,” thekson Milenkoviq.

 

Dy zgjedhje të këqija

 

Edhe opozita është në një pozicion të dobët për faktin se protestat pak a shumë kanë rezultuar pa sukses. Ndaj nuk dihet se cilët do të jenë hapat e mëtejshëm, thotë Milan St. Protiç. “Mundësia e parë është të hysh në institucione, e mundësia tjetër të mos hysh. Dhe të dyja këto zgjedhje janë të këqija. Nëse hyn do të dështojnë pritshmëritë e popullit, e nëse nuk hyn do të mbetesh jashtë sistemit. Dilema është: doni me çdo kusht të merrni pjesë në jetën politike, apo dëshironi ta ndryshoni rrënjësisht Serbinë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

 

Opozita kërkon zgjedhje të reja në Beograd. Por për sa i përket zgjedhjeve republikane dhe rajonale, ka vetëm një këmbëngulje të dobët që zgjedhjet të përsëriten në të gjitha nivelet. Dushan Milenkoviç “nuk sheh asnjë indikacion se do të bëhet diçka”. “Sjellja e opozitës madje më thotë se ata janë të gatshëm të pranojnë mandate republikane nëse fitojnë zgjedhjet e reja në Beograd”, përfundon Milenkoviç./DW

Të lidhura

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti
Kryesore

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij parlamentare. Në një reagim...

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë
Aktualitet

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

Procesi i numërimit të votave preferenciale në Tiranë vijon, ku deri tani janë hapur 603 nga 1,282 kuti votimi, sipas...

21:18 14/05/2025
Para
I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Flet publikisht Vangjel Tavo

I kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Flet publikisht Vangjel Tavo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

20:54 14/05/2025
Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.