Bahri Mblloshmi, i pari që gjeti 12-vjeçaren e abuzuar në fshatin Sheqisht të Fierit, rrëfeu momentin kur vajza hyri në oborrin e tij në orët e para të mëngjesit.
Ai tregoi se e mitura ishte shumë e trembur dhe i kishte thënë se nuk donte të kthehej më në shtëpi, por dëshironte të kishte një familje tjetër.
“Ishte ora 6:00 kur pashë një fëmijë në ballkon. E pyeta kush ishte dhe më tha se ishte hedhur nga dritarja. E pyeta nëse ishte djalë, më tha se ishte vajzë. E pyeta se kush e kishte keqtrajtuar, dhe më tha babai. Nuk dua të shkoj më në shtëpi, dua një familje tjetër. Thirra nuset e djemve dhe e pashë që ishte shumë e trembur. Në fillim mendova mos kishte ndodhur diçka më e keqe. Më pyeti ‘cilën ke vajzë nga këto?’, i thashë ‘të dyja’. Më tha ‘sa baba i mirë’. Ishte e qartë që nuk donte të kthehej. I thashë të qëndronin me të dhe shkova te kryetari i fshatit për t’i treguar se vajza ishte e trembur. Policia erdhi vonë, ndërsa babai e kishte denoncuar dhe po e kërkonin”, rrëfeu ai.
Ngjarja u raportua në orët e para të datës 1 korrik, kur vajza u largua nga banesa në fshatin Sheqishtë të Patosit.
Sipas deshmise se nenes, vajza ishte larguar nga shtepia në orën 04:00 të mëngjesit dhe ishte gjetur me pas tek një fqinje, rreth 45 minuta larg.
Fillimisht, familjarët kishin menduar se vajza ishte rrëmbyer, por në komisariat, në prani të psikologes, e mitura rrëfeu se ishte larguar pasi ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj.
Ajo deklaroi se përdhunimi kishte ndodhur jo vetëm një herë, por ishte një abuzim sistematik që prej moshës 5-vjeçare, perfshirë periudhën kur familja jetonte në Gjermani.
Në dëshminë e saj, nëna e vajzës u shpreh e shokuar nga zbulimi, duke thënë se nuk kishte qenë në dijeni te ngjarjeve dhe se sjelljet e vajzes, shpesh te acaruar dhe agresive, nuk ishin kuptuar si pasojë e traumës.
Ajo shtoi se bashkëshorti i kishte fshehur gjithçka dhe kishte vepruar pas krahëve të saj.
Babai i 12-vjeçares, ka pranuar veprën penale, por pretendon se ka ndodhur vetëm një herë.
Nëna e saj ka mbetur e vetme me 6 fëmijët e tjerë dhe nuk ka asnjë të ardhur financiare. Ajo apelon për mbështetje nga shteti dhe institucionet përgjegjëse, si dhe për një dënim maksimal ndaj autorit.