Policia e Tiranës arrestoi dy shtetase kineze dhe një shtetas shqiptar, të cilët akuzohen për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”.
Gjatë kontrollit në ambientin ku ata operonin, uniformat blu sekuestruan një sasi lënde të dyshuar kokainë, në pronësi të 36-vjeçarit shqiptar.
Sipas raportit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga V.K., 36 vjeç, si dhe dy shtetase të huaja, A.D., 33 vjeçe dhe D.T., 22 vjeçe.
Hetimet zbuluan se dy vajzat kineze dyshohen se kryenin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, ndërsa shqiptari ishte klient i tyre.
Materialet e mbledhura janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.