Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, pranë Fushë Milotit ka ndodhur një aksident ku një person, i cili po drejtonte një motor nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit, e kishte vjedhur atë dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.
Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij pasi është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë motorin e përplasur në autostradë.
Gjykata hap rrugën për drejtësi në Nartë: Një fitore e vonuar për mjedisin dhe një shuplakë për projektin kaotik të Aeroportit të Vlorës
Pas tre vitesh në një pritje të lodhshme, më 30 nëntor 2025, çështja e Aeroportit të Vlorës më në fund...








