Skip to content
Politikë

Dosja “CEZ-DIA”/ Deputeti i PS-së Agron Çela paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Ditën e sotme deputeti socialist, Agron Çela është thirrur nga SPAK për dosjen “CEZ-DIA”.

Kujtojmë se Çela ka qenë më parë deputet i LSI-së, por kaloi nën siglën e PS.

Çela ka qenë krahu i djathtë i Ilir Metës dhe ka pasur një kompani nën marrëdhënie kontraktuale me Kastriot Ismailajn, ish-shefin e DIA-s dhe pritet të japë shpjegime për transaksionet ekonomike të kryera.

Koha ka treguar se deputetët e opozitës që i janë bashkuar mazhorancës kanë përfunduar shumë shpejt në dyert e SPAK, si Çela ka dhe rast tjetër, ai i ish-ministrit Lefter Koka, i cili po ashtu vinte nga radhët e LSI-së.