Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Doli në përgjimet e mafias italiane që kanë lidhje me Veliaj, kush është Niku bashkëshorti i “Kryeministres së Kumarit”

21:05 22/01/2021
Reading Time: 5 min lexim

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë. Në materialet e siguruara nga Ora Neës thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

Niku që përmendet në këto përgjime është Besnik Halili i cili është pronar i GTZ Albania që ka biznesin e oksigjenit nëpër spitale, gjithashtu ka edhe Hidrocentrale në Shqipëri.

Ai është edhe bashkëshorit i Luneda Sufalit e cila njohet edhe me pseudonimin “Kyreministria e Kumarit”.

Ajo ka qenë drejtoresha e lojrave të fatit.

Pjesë nga biseda e datës  28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë  një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.

Speziali:  4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo:  Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik)

Kush është Luneda?!

Vajza që duhet të ishte…djalë

Luneda është vajza e tretë e familjes Sufali. Ka lindur njëmbëdhjetë vjet pas motrës së vogël dhe katërmbëdhjetë pas të madhes. Të gjithë prisnin të ishte “çun”. Edhe lista me emra ishte bërë gati. Luneda në atë kohë nuk kënaqi askënd, por shumë shpejt u bë e përkëdhelura e familjes. Shpjegimi i emrit të saj? Ka lindur ditën e hënë. I ati i saj, një njohës i mirë i kulturës italiane i vendosi këtë emër. Sot, shkurt i thërrasin Luna.

Në shkollë ka shkëlqyer në shkencat ekzakte dhe në adoleshencë ka dashur të bëhet gazetare investigative. Madje ka filluar të punojë në një televizion lokal në qytetin e Durrësit, e më pas në një radio. Por ndikimi i dy prindërve me profesion ekonomistë ishte i fortë: studimet e larta i vazhdoi për Ekonomik dhe për këtë tashmë është e kënaqur.

 Në punë që studente

Fakti që ka qenë vajza e “pleqërisë” nuk i ka dhënë asaj mundësi që ta marri jetën lehtë. Ka nisur të punojë që studente, shpesh duke bërë njëherazi disa punë: nga bankat e deri në kompani private shqiptare e të huaja. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2005 dhe më pas ka ndjekur një master po në këtë degë.

Drejtorja e re e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është e para femër në një post të tillë dhe nuk ka hyrë kurrë në një kazino. “Por mua më pëlqejnë sfidat, – thotë sapo ia vemë në dukje këtë fakt – personat që më propozuan të jem aty mesa duket e kanë kuptuar këtë. Më kanë vendosur përballë një sfide. E kuptoj përgjegjësinë, jam me këmbë në tokë. Kur mendoj se çfarë lloj tregu është, e besoj që nuk është e thjeshtë. Nuk është e lehtë, por do t’ia dal mbanë”.

Si e priti familja këtë emërim? “Ime më e priti me pak rezerva, pasi iu duk pak e çuditshme që një femër të drejtonte një drejtori të tillë. Ndërsa im atë më stimuloi që të pranoja, e kam patur përherë krah – thotë Luneda.

Telefoni nuk pushon

Dy javë punë dhe është bërë menjëherë personi më i kërkuar nga aktorët e tregut të kazinove. “Jam përballur me një aksion që është përfolur shumë këto ditë. Kanë qenë ditë të ëvshtira, por kjo më ka bërë që të njohë njëherazi shumë detaje të këtij tregu”.

Telefoni nuk pushon. A ka patur ndërhyrje? “Sigurisht që kam patur – thotë znjsh.Sufali  dhe shton: “E kuptoj pse. Është një sektor ku lëvizen shumë para dhe shumë interesa, por nuk ka më miq në këto punë. Të gjithë duhet të kuptojnë që miku më i mirë është ligji”.

Drejtoria e saj ka 31 persona. Nuk e dimë nëse është rastësi, pasi 31 është numër fati në lotari. Madje edhe vetë Luneda sapo ka hyrë tek 31 vjetët (30 i ka mbushur në korrik). E pyesim nëse do ketë edhe brenda drejtorisë së saj reformë. “Ka  specialistë që vlejnë nga ana profesionale, por ka një pjesë me probleme. Është bërë një audit nga Ministria e Financave, ata që janë konstatuar me shkelje do shkarkohen”. Në këtë pikë futemi në një bisedë më profesionale.

Znj.Sufali çfarë do të ndodh me kazinotë që janë bllokuar?

Pjesa më e madhe e atyre që janë bllokuar kanë përfaqësuar pjesën informate të tregut. Prej këtyre kanë ardhur dhe ndërhyrjet më të shumta. Do vijojnë të punojnë sipas ligjeve, vetëm ato që kanë respektuar deri më një detyrimet ndaj shtetit. Por duhet edhe të kemi parasysh që shumë shpejt presim të kemi disa ndryshime në ligjin për lojërat e fatit. Aktualisht ligji ndalon që lojërat e fatit të jenë pranë universiteteve, pranë institucioneve arsimore, shëndetësore, fetare dhe pranë bankave. Tani për tani mund t’ju them se ky evazion fiskal gjigand do ndalet. Bëhet fjalë për miliona. Janë para që i janë marrë buxhetit të shtetit.

Shkrimi Kush është Luneda?! është *Botuar në DITA, 19 tetor 2013

Etiketa: Luneda SufaliVeliaj

Të lidhura

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit
Aktualitet

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur që të mos...

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave të diasporës është në vazhdim, me rreth 94,896 zarfa të numëruar deri më tani nga...

16:02 14/05/2025
Para

Blerim Dzemaili: Luftë e fortë mes Interit dhe Milanit, por dua fitoren e kuqezinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.