Blerim Dzemaili: Luftë e fortë mes Interit dhe Milanit, por dua fitoren e kuqezinjve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesfushori me origjinë shqiptare e njeh mirë kampionatin italian dhe e di saktësisht se çfarë duhet për të shkuar deri në fund dhe për të fituar titullin kampion. Blerim Dzemaili, ish-mesfushor i Napolit, Torinos dhe Bolonjas, foli për SkySport lidhje me luftën e momentit mes e Interit dhe Milanit. Interi ka një staf shumë më të madh se Milani dhe mund të ndryshojë shumë lojtarë në çdo pozicion, dhe në një vit të veçantë si ky mund të bëjë një ndryshim”, shpjegoi Dzemaili në lidhje me betejën midis dy klubeve të Milanit.

“Conte ka një mesfushë të pabesueshme në dispozicion të tij që vetëm Juve mund ta përballonte në vitet e kaluara: Vidal ka gjetur gjendjen më të mirë, Barella është thelbësor ndërsa Brozovic është i pazëvendësueshëm.”

Por në çdo rast, preferenca e mesfushorit me origjinë shiqiptare është për kuqezinjtë:

“Shpresoj te Milani sepse unë kam qenë tifoz i Rossonerëve që kur isha fëmijë. Ai mund të fitojë titullin, aq më tepër tani që ka Mandzukic, dikë që është mësuar të fitojë dhe përforcon ekipin në kuadër të luftës për titullin kampion të Italisë. Shpresoj që Milani t’ia dalë mbanë në këtë aspekt, pasi ka vite që nuk është në këto nivele dhe është bukur që ta shoh aty në këto momente”.

Shpërndaje
Share.

Komento