Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid-19, studimi i ri zbulon arsyen pse disa persona vdesin dhe të tjerë jo

09:58 11/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Covid-19 ka 2 vite që është shfaqur dhe që prej asokohe nuk e ka lënë botën të qetë.

Ndërkohë sipas një studimi të ri është zbuluar se pse disa njerëz vdesin nga Covid dhe të tjerë jo.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit zbuluan një pjesë ADN-je e cila dyfishon rrezikun e vdekjes nga koronavirusi. Ky gjen, i quajtur LZTFL1, pengon qelizat e mushkërive që të luftojnë kundër koronavirusit dhe mund të çojë në probleme respiratore, gjatë të cilave oksigjeni nuk arrin dot te organet jetike, shkruan Shendeti.com.

Rreth 15% e britanikëve dhe europianëve mund ta kenë këtë gjen, ndërsa njerëzit me origjinë nga Azia Jugore janë në një rrezik më të madh, pasi mendohet se më shumë se tre persona në pesë veta e kanë atë. Bashkudhëheqësi i studimit, profesor James Davies, tha: Nëse keni gjenotipin e rrezikut të lartë dhe ndodh që të bëheni shumë keq gjatë infektimit me Covid, ka një shans prej 50% që kjo të mos ju kishte ndodhur nëse do të kishit gjenotipin me rrezik më të ulët”.

Ekspertët thonë se ky gjen mund të jetë pjesërisht arsyeja pse njerëzit nga Azia Jugore që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë prekur më rëndë nga Covid. Por, vetëm 2% e njerëzve me prejardhje afro-karaibe kishin këtë gjen që të rrezikon më shumë, fakt ky që nuk shpjegon plotësisht shkallën më të lartë të vdekjeve të raportuara për komunitetet e me ngjyrë dhe të pakicave etnike.

“Faktori gjenetik që kemi gjetur shpjegon arsyen pse disa njerëz sëmuren shumë rëndë pas infektimit me koronavirus”, tha Prof. Davies, profesor i asociuar i gjenomikës në Universitetin e Oksfordit. “Kjo tregon se mënyra sipas së cilës mushkëria i përgjigjet infeksionit është kritike.”

“Kjo është e rëndësishme sepse shumica e trajtimeve janë fokusuar në ndryshimin e mënyrës se si sistemi imunitar reagon ndaj virusit.”. Studiuesit thanë se gjeni me rrezik më të lartë ndoshta parandalon vendosjen e qelizave në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes dhe reagimin e duhur të mushkërive ndaj virusit.

Megjithatë, ekipi zbuloi se gjeni nuk ndikon në qelizat imune, por në vend të tyre, ai godet mushkëritë. Kjo do të thotë që organizmi i njerëzve që kanë këtë gjen duhet të vazhdojë të ketë një përgjigje të plotë ndaj vaksinës Covid, e cila do të neutralizojë rrezikun e shtuar, besojnë studiuesit, shkruan Nature Genetics.

“Meqenëse sinjali gjenetik prek mushkëritë dhe jo sistemin imunitar, kjo do të thotë që rreziku i shtuar duhet të eleminohet nga vaksina”, tha Prof. Davies. “Edhe pse ne nuk mund ta ndryshojmë gjenetikën tonë, rezultatet tregojnë se njerëzit me gjenin me rrezik më të lartë ka të ngjarë të përfitojnë veçanërisht nga vaksinimi.”. Studimet e mëparshme kanë zbuluar një pjesë të ADN-së që dyfishonte rrezikun e të rriturve nën moshën 65 vjeç nga Covid, por nuk dihej mënyra se si kjo gjë e rriste rrezikun. Profesor Jim Hughes, bashkudhëheqës i studimit në Universitetin e Oksfordit, tha: “Arsyeja pse kjo ka rezultuar kaq e vështirë për t’u gjetur është se sinjali gjenetik i identifikuar më parë ndikon në ‘materien e errët’ të gjenomit.”

“Ne zbuluam se rreziku i shtuar nuk vjen si pasojë e ndonjë diference në kodimin gjenetik të një proteine, por për shkak të një diference në ADN që bën një kalim duke aktivizuar një gjen.” Shkencëtarët arritën ta identifikonin gjenin duke përdorur inteligjencën artificiale dhe teknologjitë më të fundit që tregojnë përbërjen e ADN-së deri në detaje të shkëlqyera. Ekipi shpreson që mjekimet dhe terapitë e tjera mund të ndihmojnë në parandalimin e transformimit të mukozës së mushkërive në qeliza më pak të specializuara. Ky studim rrit mundësinë e trajtimeve të reja të përshtatura për ata që kanë më shumë gjasa të vuajnë nga simptoma të rënda.

Të lidhura

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles
Bota

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika të forta pas një postimi të drejtpërdrejtë dhe kërcënues në rrjetin social Truth...

19:53 09/06/2025
Atentati në Kolumbi/ Kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën
Bota

Atentati në Kolumbi/ Kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën

Senatori dhe kandidati presidencial kolumbian Miguel Uribe Turbay mbeti rëndë i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një...

11:30 09/06/2025
Para
Mbahet sot në stadiumin “Air Albania” Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Berisha

Mbahet sot në stadiumin “Air Albania” Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

21:50 09/06/2025
Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.