Skip to content
Të Gjitha

“Certifikata e sigurisë”/ Ngrihet Komisioni Hetimor për Cakajn (emrat)

· 1 min lexim

Janë zbardhur emrat e komisionerëve që do merren me hetimin e dhënies së certifikatës së sigurisë brenda 24-orëve nga DSIK, për Gent Cakajn.

Mësohet se Komisioni Hetimor do të drejtohet nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë do jenë deputeti i PD-së Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi dhe deputeti i LSI-së Luan Rama.

Komisioni do të hetojë si DSIK i dha certifikatë sigurie Cakajt, i cili e mori certifikatën e sigurisë për 24 orë.

Po ashtu në komison, përfaqësues të Partisë Socialiste do të jenë deputetët Spartak Braho, Alket Hyseni, Klotilda Ferhati, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalija.