Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

19:46 08/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në kulmin e sezonit turistik, sjellje të papranueshme dhe arrogante nga vizitorët po cenojnë rëndë pasuritë më të çmuara natyrore dhe kulturore të vendit.

Dy nga destinacionet më të frekuentuara,Parku Kombëtar i Butrintit dhe monumenti natyror i Syrit të Kaltër, po përballen me shkelje të vazhdueshme të rregullave, ndërsa institucionet përkatëse qëndrojnë në heshtje.

Në Butrint, monumente antike mbi 2000-vjeçare po përdoren si shkallë për selfie dhe pika pushimi, pavarësisht tabelave që ndalojnë hyrjen mbi to. Aty mungon çdo lloj mbikëqyrjeje aktive. Në një rast, një çift turistësh nga Ukraina u pa duke qëndruar mbi kolonat historike dhe refuzoi të largohej, edhe pasi u kërkua me mirësjellje. “Kur i thashë të ngrihen, refuzuan,” rrëfen një vizitore e indinjuar.

Më alarmante paraqitet situata në Syrin e Kaltër, ku ndalohet rreptësisht noti dhe ndërhyrja në natyrë. Por këtë verë, ky ndalim është shkelur në mënyrë flagrante.

Grupi i turistëve, sipas dëshmive, futej në ujë, hipte në pemë dhe hidheshin si në një park aventuresh, pa u ndalur nga askush.

“Këta zotërinj këtu hidheshin nga pemët. Kur i fola më thanë: ‘Jemi nga Ukraina,’ edhe: ‘Ca halli ke ti?’” rrëfen e revoltuar qytetarja, e cila më pas tentoi të denonconte ngjarjen.

Por përballë saj ishte vetëm një derë e mbyllur e institucioneve. “I denoncova tek hyrja dhe më thanë: ‘Paguhet një security, por që s’e bën punën.’

” Sipas saj, mungesa e kontrolleve dhe e policisë turistike është arsyeja kryesore pse këto shkelje përsëriten përditë.

“Turistë në muret 2000-vjeçare. Tabela thoshte: ‘Mos hipni’. Kur i fola, tha në anglisht: ‘Pse, këtu punon?’ dhe nuk ndaloi, se ecën sipër,”  vijon dëshmitarja, duke shprehur zhgënjimin për gjendjen në të cilën ndodhen këto zona të mbrojtura.

“Më vjen keq të shoh si keqtrajtohen zonat tona nga turistët dhe sa nuk e çajmë kokën, fëmijët tanë s’do kenë ku të shkojnë më, se s’do ketë më këto vende,” shkruan ajo në një mesazh publik.

Në përballje me këtë realitet të dhimbshëm, qytetarët kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje.

“Nëse ka ndonjë vend ku mund të denoncoj, ju lutem më thoni. Kishte turistë nga e gjithë Evropa që po na e trajtonin vendin si nevojtore.”

Kjo situatë nuk është thjesht pasojë e mungesës së edukatës turistike, por edhe e një boshllëku institucional që lejon degradimin e trashëgimisë sonë kombëtare.

Shqipëria nuk mund të trajtohet si një hapësirë ku gjithçka lejohet, ndërsa monumentet përdoren si sfond për video dhe argëtim të shfrenuar.

Trashëgimia kulturore dhe natyrore nuk mbrohet me tabela plastike, ajo kërkon prani, vullnet dhe përgjegjësi. Nëse kjo neglizhencë vazhdon, vendet që sot i quajmë “mrekulli”, nesër do të ekzistojnë vetëm në fotografi.

Etiketa: Butrintisyri i kalter

Të lidhura

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin
Bota

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Një operacion ndërkombëtar i kordinuar mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe shqiptare, me mbështetjen e Europolit, ka çuar në shkatërrimin e...

19:11 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zgërbonjë, Njësia Administrative Vërtop, në Poliçan të qarkut Berat. Flakët...

18:52 08/07/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

19:11 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

18:52 08/07/2025
Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

18:40 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.