Përfaqësuesja shqiptare ka arritur që të ngjitet në podium duke marrë medalje bronzi në botërorin e mundjes që po zhvillohet në Serbi. Mundësi çeçen, që garon për ngjyrat kuqezi, Zelimkhan Abakarov mori medalje bronzi në peshën 57 kg.
Ai mundi në një betejë të vërtetë mundësin rus Zavur Uguev. Ndërkohë, medalja e arit u fitua nga serbi Stevan Micic që mundi në finale japonezin Rei Higici.
Ky është një rezultat mjaft pozitiv për Shqipërinë dhe Abakarov i nderon sërish ngjyrat kuqezi, pasi më përpara ka marrë edhe medalje ari.
Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Toç, në Memaliaj, duke shënjestruar...








