Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Blinken “dorëzohet”: SHBA mund të braktisë marrëveshjen me Iranin

11:30 26/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi se mosarritja e një marrëveshjeje të përkohëshme për të mbikqyrur programin bërthamor të Iranit mund të bëhet shkak që SHBA të braktisë përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore.

“Do shohim nëse mund të gjejmë rrugën e përbashkët për këto mospajtime reale. Por duhet të përpiqemi dhe ta ngushtojmë hendekun,” tha shefi i diplomacisë amerikane në një konferencë për shtyp në Paris pas takimit me homologun francez, Jean Yves Le Drian.

“Do t’ju them se kur bëhet fjalë për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, programi bërthamor përbën shqetësim serioz, gjë që ia kemi bërë të qartë Iranit dhe që duhet zgjidhur”.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike tha se një marrëveshje tre mujore për mbikqyrje të përkohëshme të programit iranian, e arritur më 21 shkurt skadoi të enjten, pasi ishte shtyrë për një muaj. Agjencia tha se po negocion me Teheranin për një zgjatje të dytë të marrëveshjes.

Sekretari Blinken, i cili ndodhet në Paris në kuadër të turneut të tij në tre vende evropiane, pohoi më parë të premten se SHBA mund të vendosin të mos rikthehen në marrëveshje nëse negociatat e Vjenës nuk shënojnë përparim.

“Do të vijë momenti kur do të jetë e vështirë të kthehemi në standardet e përcaktuara nga Plani i Përbashkët për Veprim,” tha ai duke iu referuar marrëveshjes së 2015 që synonte të pengonte aktivitetin e Iranit për pasurimin e uraniumit, në shkëmbim për lehtësimin e sanksioneve perëndimore.

Palët në negociata kanë zhvilluar negociata prej gjashtë javësh dhe përmbyllën të shtunën një raund bisedimesh jo të drejtpërdrejta por pa gjetur zgjidhje për mospatimet madhore.

Ministri i Jashtëm francez Jean Yves Le Drian u bëri jehonë paralajmërimeve të zotit Blinken, duke u thënë gazetarëve se i takon Iranit të mundësojë avancimin e bisedimeve.

“Kanë kaluar gjashtë javë që kur rifilluan bisedimet. Është arritur një farë përparimi dhe tani po hyjmë në fazën më të vështirë që kërkon vendime të forta e të guximshme nga ana e autoriteteve të Iranit. Tani është momenti,” tha zoti Le Drian.

Të premten në darkë zoti Blinken u takua me Presidentin e Francës, Emmanual Macron, raporton VOA.

Sekretari amerikan i Shtetit mbërriti në Francë pas vizitës në Gjermani, ku të enjten ai dhe udhëheqja gjermane thanë se po bashkojnë forcat për t’iu kundërvënë anti-semitizmit dhe teorive që nuk pranojnë se Holokausti ndodhi në realitet. Sekretari i Shtetit tha se këto përpjekje do të garantojnë “se brezat e tanishëm dhe të ardhshëm do të mësojnë se çfarë ndodhi gjatë Holokaustit dhe do të nxjerrin mësime nga këto ngjarje”.

Në Berlin, gjatë vizitës në përmendoren për hebrenjtë e vrarë në Evropë, zoti Blinken tha se anti-semitët dhe ata që mohojnë ekzistencën e Holokaustit kanë shumë të përbashkëta me individë që përqafojnë homofobinë, ksenofobinë, racizmin dhe forma të tjera diskriminimi dhe janë bërë “kushtrimi që mbledh ata që duan të rrëzojnë demokracitë tona”.

Etiketa: blinkenshba

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Mjeku Kalo: Nuk është COVID që po shkakton vdekje, por ndotja e ajrit nga ndërtimet vend e pa vend

I nxehti afrikan në Shqipëri, mjeku Tritan Kalo: Ja ku duhet pasur kujdes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

“Një qytetar u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë dhe u vetëvar”/ Lala: “Ramës i ranë maskat, Ballukun e mbrojti me forcën e kartonit”

12:53 17/03/2026
Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

Aksident fatal në Tiranë: Autoboti i ujësjellësit përplas për vdekje gruan me biçikletë elektrike, bashkëshorti arrin me duart në kokë në vendngjarje

12:29 17/03/2026
“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

“Rama nuk i shpëton SPAK”/ Lala: Dy dosje që e prekin drejtpërdrejt

12:20 17/03/2026
“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

“Na e morën vajzën dhe jetën bashkë me të”/ Një vit nga vrasja e Ilarias, prindërit shpërthejnë: S’ka falje kurrë, nuk duam të kujtohet si ‘vajza e valixhes’

12:04 17/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.