Skip to content
Të Gjitha

Biseda me Shtëpinë e Bardhë/ Zbardhet telefonata e Ramës

· 1 min lexim

Ashtu siç paralajmëroi edhe gjatë seancës parlamentare, kryeministri Edi Rama ka informuar për telefonatën që ka zhvilluar me Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë fjalës në Kuvend, ai tha se ishte në pritje të një telefonate e me sa duket Kosova ka qenë në fokus të bisedimeve me Këshilltarin amerikan për Sigurinë, John Bolton.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë🇦🇱🤝”, shkruan Rama.