Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Auditi i KLSH për menaxhimin e pandemisë së Covid-19, Alimehmeti: Ministria e Shëndetësisë mashtroi me jetët e humbura

13:51 30/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar auditimin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik. Sipas Alimehmetit duhet të reflektojmë e të mos lejojmë më përsëritjen e një drame të këtyre përmasave që kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit.

DEKLARATA E PLOTE

Miq, qytetarë e bashkëkombas,

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit deklaruar për publikun se:

Menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, nxorri në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si:

  1. kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
  2. funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;
  3. kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuara, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë në sytë e të gjithë shqiptarëve;
  4. fonde financiare të pamjaftueshme, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;
  5. mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve;
  6. pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;
  7. pasiguri në vendin e punës të mjekëve dhe infermirëve, tëcilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve; etj.

Vazhdon Kontrolli i Lartë i Shtetit duke deklaruar se:

“Përballë një virusi të panjohur, shoqëruar me humbje jete të njerëzve, menaxhimi i situatës nga sistemi ynë shëndetësor, nuk ishte shumë efektiv.”

Dhe në fakt, që në 16 Prill 2022, në revistën prestigjioze britanike The Lancet u botua përllogaritja e humbjeve të jetëve nga COVID-19 në Shqipëri në vitin 2020 dhe 2021. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë deklaronte zyrtarisht 3.220 humbje jete dhe pretendonte menaxhimin më të mirë në Europë, shifra e vërtetë rezultoi 17.300, pra 5.4 fish më shumë nga deklarimi zyrtar.

Ky raportim fals, kjo gënjeshtër, ishte në nivelin më të lartë në botë, i kaluar vetëm nga Afganistani, Iraku, Azerbajxhani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Bjellorusia, Bolivia, Haiti, Nikaragua, Venezuela, Bangladeshi, Pakistani, India e vende tëtjera ekonomikisht të prapambetura të Afrikës dhe Azisë.

Sot e kësaj dite është politikë e qëndrueshme e Ministrisë së Shëndetësisë që të mos ofrohet blerja e testeve të shpejta në farmaci, si kudo në botë, me qëllimin e vetëm të mosevidentimit të rasteve, të mosdeklarimit të rasteve dhe të vazhimit të mashtrimit të madh, mashtrim i cili rëndohet nga pasojat që ka mbi jetën dhe shëndetin e shqiptarëve.

Jo më kot Kontrolli i Lartë i Shtetit del në përfundimin e qartë, dhe po citoj:

“Politikat e ndjekura nga MSHMS dhe institucionet shëndetësore publike dhe jopublike nuk realizuan ofrimin e shërbimit shëndetësor si një e mirë publike, qëllim i ekzistencës dhe politikave të tyre, për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve.”

Miqtë e mi,

Jeta dhe shëndeti janë tonat, të të gjithëve ne, dhe ne nuk mund të pranojmë apo lejojmë të luhet me to me prioritetin e vetëm të propagandës së pak zyrtarëve të lartë të politikave shëndetësore.

Të gjithë ne kemi pësuar goditje të panevojshme nga menaxhimi i pandemisë COVID-19!

Të gjithë ne kemi pësuar humbje që mund të ishin evituar!

Të gjithë ne duhet duhet të reflektojmë e të mos lejojmë më përsëritjen e një drame të këtyre përmasave

Miqtë e mi,

Fatkeqësitë natyrore nuk i kemi në dorë ne, por

  • Menaxhimin e fatkeqësive e kemi në dorë ne!
  • Minizimin e dëmeve e kemi në dorë ne!
  • Ky është prioriteti ynë siç duhet të jetë prioritet i çdo njeriu, prioritet i çdo kryefamiljari, prioritet i çdo drejtuesi!

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
“E vramë se kishte lidhje intime me nënën e njërit nga grupi i Laert Haxhisë”, zbardhen dëshmi të reja të Artan Tafanit

“E vramë se kishte lidhje intime me nënën e njërit nga grupi i Laert Haxhisë”, zbardhen dëshmi të reja të Artan Tafanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.