Të tjera dëshmi të të penduarit Artan Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut kanë dalë në dritë. Kujtojmë se informacionet e Tafanit çoi në zbardhjen e 6 vrasjeve që ishin pa autor. Mësohet së në deklaratën para prokurorit i penduari i drejtësisë ka thënë se Albi Bashaliu është vrarë për motive gjakmarrje nga grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, që sipas tij u pagua me 50 mijë euro. Eleminimi i Albi Bashaliut erdhi pasi i vëllai i tij akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës. Enriko Xhahysa mori pjesë në krim për vrasjen e Albit, por edhe pagoi grupin e Laetrit. Sakaq, Çajup Selimi është vrarë, sipas të penduarit të drejtësisë pasi kishte një lidhje intime me nënën e një prej të akuzuarve si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.
Po ashtu mësohet se Fridman Xhaferraj dyshohet se është vrarë sepse kërcënonte grupin e Haxhiut se do t’i denonconte në polici dhe do të tregonte krimet e tyre. Nga ana tjetër, pjesë e ngjarjeve të zbardhura janë dhe dy vrasje në Greqi, që thuhet se kanë si motiv trafikun e drogës.