Nxënësit e një shkolle në Tiranë janë evakuuar pasi dyshohet se ka rënë zjarr në ambientet e saj.
Një burim për iconstyle.al raporton se bëhet fjalë për Albanian College of Tirana.
Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nga çasti në çast pritet të zbardhen më tej detajet.
Iconstyle.al ka siguruar fotot nga vendngjarja.
Sipas burimit, shkolla mbante era gaz dhe kishte vazhdimisht ndërprerje të energjisë elektrike.
Nxënësit u lajmëruan se ishte djegur një automat dhe kishte rrezik zjarri, ndaj u evakuuan të gjithë.