Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksion në Kadastrën e Durrësit, Prokuroria ‘pret’ 2 urdhër-arreste

20:03 08/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Durrësit ka nisur ditën e sotme një aksion në Kadastrën e Durrësit. Mësohet se janë lëshuar 2 urdhër arreste dhe 1 arrest shtëpie për tjetërsimin e pronave. Ende nuk dihet se për cilën çështje bëhet fjalë. ‘Arrest me burg’ është lëshuar për një-punonjës Bled Zerba dhe përfituesin Ndue Mesiti, ndërsa masa ‘arrest shtëpi’ për juristen e Kadastrës së Durrësit, Jonida Mergeja. Gjithashtu e akuzuar është dhe një notere e Durrësit, Albana Hoti për të cilën është kërkuar pezullim i licencës. Deri tani janë ekzekutuar vendimet për juristen Jonida Mergeja dhe përfituesin Ndue Mesiti.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Prokurorisë së Durrësit. Por deri më tani mendohet se ka të bëjë me një çështje që ka lidhje me tjetërsimin e pronave. Bëhet me dije se leja e legalizimit është plotësuar jashtë zyrës se ish- ALUIZNI-it në emër të përfituesit Ndue Mesiti dhe është aplikuar për regjistrim nga noterja Albana Hoti.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se bëhet fjalë për një objekt 500 metër katror në zonën e Gjirit të Lalëzit. IKMT ka shkuar për ta prishur atë pronë në vitin 2020, por pronarët kanë paraqitur dokumente të hipotekës, nga ku kanë lindur dyshimet se dokumentet kanë qenë të falsifikuara.

“Referuar materialit kallëzues se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, janë regjistruar materialet e para hetimore të dërguara nga ana e Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë, e cila ka ushtruar kontroll pranë ASHK Durrës në lidhje me Lejen e Legalizimit nr.263235, date 18.04.2017 të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, me zonë kadastrale 1522, “Godinë Social Ekonomike 1 Kat”, sipërfaqe e parcelës ndërtimore 500 m², sipërfaqe e ndërtimit 274 m² në Durrës. Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime të arsyeshme për një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin. Në vijim përshkrimi i rastit dhe shkeljet e dyshuara. Me datë 25.06.2021 në ASHK Qëndrore, ka mbërritur shkresa nga IKMT për prishje objekti në zonën kadastrale 1522 në Gjirin e Lalzit. Ky objekt rezulton në pronësi të z.Ndue dhe Ardjan Zef Mesiti, përfituar nga një procedurë legalizimi në vitin 2017 dhe në 10.10.2017 pajiset me Certifikatë Pronësie nga ZVRPP Durrës. Ndërkohë, në datë 29.06.2021, z.Ndue Zef Mesiti ka kryer aplikim për rifreskim të kartelës së pasurisë. Pas ardhjes së shkresës kanë lindur dyshime për çertifikatën e pronësisë së objektit. Nga verifikimet e kryera nga NJSAA rezultuan një sërë anomalish që çojnë në përfundimin që praktika është e falsifikuar”,thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Etiketa: kadastra durres

Të tjera

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet
Aktualitet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë nuk përfituan bonusin mujor gjatë janarit, sipas të dhënave zyrtare. Ministria e Ekonomisë njofton se skema...

20:51 21/02/2026
Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër
Aktualitet

Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar në tragjedi pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur...

18:02 21/02/2026
Para
“Të shpjegohet për shkarkimet nga puna”/ Zhupa thërret Pezën në Kom. e Medias

“Të shpjegohet për shkarkimet nga puna”/ Zhupa thërret Pezën në Kom. e Medias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

20:51 21/02/2026
Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

18:02 21/02/2026
25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

10:00 21/02/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

14:09 20/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.