Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor “Shkalla e Tujanit–Zall Dajt”, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Dy të rinj, përkatësisht 18 dhe 23 vjeç, kanë humbur jetën pasi motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një automjet.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Tiranës, drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar me iniciale O.C., është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Viktima, të dy me origjinë nga Zall Bastari, raportohet se pas përplasjes së fortë kanë përfunduar në shtratin e lumit pranë rrugës.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.