Një aksident automobilistik u regjistrua mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukësit, duke përfshirë tre automjete që udhëtonin në drejtim të Tiranës.
Përplasja ndodhi në mes të urës, duke shkaktuar bllokimin e një kahu të qarkullimit dhe ndërprerjen e përkohshme të lëvizjes në atë segment rrugor.
Menjëherë pas ngjarjes, policia rrugore ndërhyri duke devijuar trafikun në Urën e Vjetër mbi lumin Drin i Zi, për të shmangur paralizimin e qarkullimit.
Për fat të mirë, nga aksidenti nuk pati të lënduar, ndërsa dëmet u regjistruan vetëm në automjetet e përfshira në përplasje.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i mundshëm i aksidentit ka qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit, si dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga drejtuesit e mjeteve të tjera.
Policia rrugore ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e plota të aksidentit.