Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në segmentin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan, në zonën e “Kthesave të Murrashit”, ku dy automjete janë përplasur.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, por policia është në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.