Për rreth 2 muaj shtetet e Europës do të konkurrojnë në festivalin e Eurovison-it, ku pritet që të shpallet kënga më e mirë e 2019-s.
Ndërsa Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi, dje Serbia shpalli këngëtaren fituese në festivalin “Beozivija 2019”.
![]()
Nevena Bozovic, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, është shpallur fituese me këngën “Kruna” (“Kurora”).
![]()
“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë cilësuar blogerët e Eurovizioni-t fitoren e saj. Fjala “hakmarrje” lidhet me faktin që para pak vitesh Serbia u la jashtë fazës finale.
![]()
24-vjeçarja ka lindur në Mitrovicën e Kosovës, pavarësisht se në profilin e saj në “Wikipedia” nuk përmendet fare vendlindja. Ajo është bërë pjesë e skenës së “Junior Eurovision” në vitin 2007, ndërsa njihet për disa projekte muzikore./iconstyle.al






